Monthly Archives: March 2012

Olimpiada e gjuhës gjermane

„Pjesëmarrja është gjëja më e rëndësishme“: me këtë moto në zemër u nisën më 17 Mars në Tiranë tri konkurrentet guximtare që të provonin njohuritë e gjuhës gjermane në nivele të ndryshme në olimpiadën e gjermanishtes, organizuar nga Shoqata e Mësuesave të Gjermanishtes.

Orsela Dervishi përfaqësoi shkollën 9-vjeçare në dy disiplina „dëgjim“ dhe „lexim“ dhe arriti një rezultat të shkëlqyer.

Amela Mraja dhe Ruama Shala nga vitet e dytë, jo vetëm kaluan me sukses disiplinat „dëgjim“ dhe „lexim“ në nivelin B2, por dëshmuan njohuri shumë të mira edhe në prezantimin me gojë. „Njerëz në lëvizje“ ishte tema që grupi prej tre anëtarësh duhej të prezantonte para komisionit pas një përgatitje prej 60 minutash. Përveç kompetencës gjuhësore me rëndësi ishin edhe aftësia për të punuar në grup dhe kreativiteti.

Në lojë ishte shumë, bëhej fjalë për bursa rinore katër javore në Gjermani për verë 2012. Të dyja vajzat – Amela dhe Ruama- arritën rezutate të mira. Nga 4 bursat rinore, që iu shpërndanë këtë ditë konkurentëve më të mirë vetëm njëra u fitua nga shkollat jo- PASCH. Kjo bursë i kaloi Amela Mrajës nga klasa 2b e Shkollës Austriake, e cila e bindi komisionin me prezantimin e saj të jashtëzakonshëm gojor. Për të gjithë pjesëmarrësit u dhuruan libra dhe bluza.

Ju përgëzojmë ju vajza guximtare me gjithë zemër dhe ju falenderojmë për angazhimin tuaj falë të cilit shkolla jonë u përfaqësua kaq mirë!

Johanna Mallinger

Foto

Prezantimi i shkollës sonë në institucionet e rrethinave të Shkodrës

Me leje të drejtores së Drejtorisë Rajonale Arsimore Shkodër, Atrida Ferketi, shkolla jonë vizitoi më 19 Mars 2012 disa shkolla në rrethinat e Shkodrës. Brilanda Fishta, Manfred Tagini dhe dy nxënëse Alma Deja (3a, nga Mjeda) dhe Paula Gjergji (1b, nga Pistulli) prezantuan shkollën „Peter Mahringer“ në shkollat 9 vjeçare në Renc, Guri i Zi, Shëlqet, Pistull, Mjedë, Vau i Dejës dhe Barbullush.

Manfred Tagini

Foto

Vizitë në shkollën „Beato Zeferino“ në Shkodër

Një grup nga shkolla austriake „Peter Mahringer“ vizitoi për herë të dytë shkollën „Beato Zeferino“ në Shkodër. Disa mësues të shkollës autriake u pritën nga nxënësit e shkollës, në të cilën mësojnë 5 klasa të ciklit fillor dhe një klasë nga cikli parashkollor. Kjo shkollë së bashku me një institucion të ngjashëm në Pogradec, u themelua veçanërisht për nevojat e komunitetit të romëve dhe egjiptianëve në Shqipëri. Duke qenë se shumë nxënës kanë probleme financiare, shkolla u vë atyre në dispozicion mjete mësimore dhe një drekë të ngrohtë.

Vizitorëve iu urua mirëseardhja nga drejtore, Havajana Tabaku dhe Angelo Argese nga urdhri i françiskanëve Kapucinë (të cilët e mbështesin shkollën në mënyrë të konsiderueshme). Duke vizituar klasat, grupi i mësuesve nga shkolla austriake pati mundësi të informohet rreth këtij projekti, i cili gjatë13 viteve të fundit i ka ofruar shumë familjeve mundësinë që fëmijët e tyre të mësojnë që të shkruajnë dhe të lexojnë. Rezultatet e mira në shkollë tregojnë që projekti është i suksesshëm. Në kuadër të vizitës pati recitime dhe pjesë muzikore.

Për nxënësit dhe për grupet parashkollorë pati dhurata. Shuma prej 40.000 Lek (rreth. 285 Euro), dhuruar nga mësuesit austriak iu dorëzua Pater Angelo Argese. Kjo shumë do të shërbejë për mbështetjen e shkollës „Beato Zeferino“, shkollë e cila la shumë mbresa për ne të gjithë.

Gerlinde und Manfred Tagini

Foto

Ftese per diten e dyerve te hapura 2012

Foto

Prezantimi i shkollës në Malësinë e Madhe

Edhe këtë vit, si vitin e kaluar, patëm mundësi që përmes ndihmës të Ardian Lulaj nga Drejtoria Arsimore në Koplik me datën15 Mars 2012 të prezantojmë shkollën tonë në disa shkolla në Malësinë e Madhe. Manfred Tagini dhe dy nxënëset Sidorela Lulaj (2b, nga Kopliku) dhe Anisa Dukaj (2b, nga Grixha) prezantuan shkollën „Peter Mahringer“ në shkollat 9-vjeçare në Gruemirë, Vrakë, Grizhë, Koplik i Sipërm, Stërbec dhe në shkollën Abdyl Bajraktari në Koplik.

Manfred Tagini

Foto

E-generation shqiptar i së ardhmes

Ndonjëherë është e nevojshme të tregojmë se çfarë dimë në mënyrë që të bëhemi të njohur dhe të krijojmë kontakte. Për këtë arsye u organizua nga shkolla jonë më 12.3 në Hotel “Rogner” aktiviteti “E-generation shqiptar i së ardhmes”, me qëllim që të prezantonim shkollën dhe drejtimet e saj të formimit. Por mbi të gjitha që të mbështesnim nxënësit tanë që ata të bashkëpunojnë me bizneset për gjetjen e vendeve për praktikë dhe të temave të diplomës. Qenë të ftuar shumë firma ICT në këtë prezantim, në fund të të cilit u krijuan mundësi për të lidhur kontakte.

Fjalën hyrëse e pati drejtoresha e shkollës Gerlinde Tagini, ambasadori Florian Raunig, Lindita Komani, në funksionin e drejtores ekzekutive të AITA, dhe Alexander Zsolnai nga Advisory Board ASA. Më pas ishte rradha e nxënësve tanë, të cilët mundën të prezantonin shumë mirë veten para këtyre ekspertëve të biznesit.

Në suksesin e këtij aktiviteti ndihmuan kontaktet dhe mbështetja e ASA-s dhe apeli i AITA. Interesimi i firmave të ICT me sektorë të mëdhenj të IT nga Tirana dhe Durrësi, ishte edhe më i madh nga sa pritej në fillim. Të gjithë patën të njëjtin mendim: biznesi po pret tashmë maturanët tanë të rinj!

Përfitojmë nga rasti të falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet dhe shpresojmë që nga kontaktet e krijuara të lindi një bashkëpunim i frytshëm.

Patrick Schmöllerl

Foto

Klasa 3b në Frankfurt

Nga datat 01- 06.2. 2012, klasa 3b e Shkollës Austriake nën drejtimin e prof. Wolfgang Ludwig dhe shoqërimin e Irina Ludwig, fluturimin për në Frankfurt në Main. Në program ishin vizita në Bankën Qëndore Europiane, në muzeun e Staedel, në shtëpinë e Gëtes, në teatër dhe në koncert. Natyrisht që nuk duhej të mungonte vizita në Maintower, ndërtesë mbi 200 meter e lartë. Shumë interesante ishte dhe vizita në Stuttgart tek “ Porsche „ dhe “Mercedes“ . Kthimi ishte emocionues: në kohën kur ne ishim në Frankfurt, linja ajrore MALEV falimentoi dhe fluturimi ynë i kthimit u anullua. Falenderojmë Fondacionin Shkollor Austriak për financimin e fluturimit tonë të kthimit.

(Fotot: Gersi Bushati dhe W. Ludwig)

Foto

Liana Shpani – Vendi i parë në olimpiadën e matematikës në Qarkun e Shkodrës

Nxënësja e klasës së 8A, Liana Shpani, zuri vendin e parë në olimpiadën e matematikës, madje për klasat e nënta. E përgëzojmë Liana Shpanin!!!

Gerlinde Tagini

Foto