Monthly Archives: February 2012

Dhurimi ushqimeve në shkollën „Beato Zeferino“ në Shkodër

Me 22 Shkurt 2012 një delegacion i shkollës Austriake „Peter Mahringer“ vizitoi shkollën „Beato Zeferino“ në Shkodër. Shkolla që ka 5 klasa të ciklit fillor dhe një klasë kopështi, së bashku me një shkollë të ngjashme në Pogradec, janë një nga dy shkollat në Shqipëri, të cilat janë ndërtuar qëllimisht për nevojat e Romëve dhe komunitetit egjipian. Shkolla ekziston që prej më shumë se 10 vitesh, një shkollë e cila i ofron shumë familjeve për herë të parë mundësinë që fëmijët e tyre të mësojnë të shkruajnë dhe të lexojnë. Shkolla organizon edhe ndihmë mjekësore dhe ofron drekë për të gjithë nxënësit –një shërbim, i cili është një ndihmë shumë e madhe për familjet që jetojnë në marrëdhënie të vështira sociale.

Vizitorët u pritën nga drejtoresha Havajana Tabaku dhe Angelo Argese nga urdhri i Kapucinëve (i cili e mbështet në mënyrë të konsiderueshme shkollën ).Drejtore Gerlinde Tagini, nëndrejtore Sidita Bazhdari dhe Manfred Tagini patën mundësi të informohen mbi projektin dhe t’i jepnin shkollës ushqimet e dhuruara nga ORA Austri. Havajana Tabaku dhe Angelo Argese falenderuan në emër të nxënëseve dhe nxënësve të shkollës „Beato Zeferino“ për ndihmën nga Austria. Falenderojmë ORA Austria për ndihmën e tyre. Falenderimi vjen nga shkolla„Beato Zeferino“ dhe në emër të shkollës Austriake „Peter Mahringer“, të cilët kanë planifikuar dhe organizuar dorëzimin e ushqimeve

Gerlinde Tagini, Sidita Bazhdari, Manfred Tagini

Foto

Karnevalet ne Shkoder

Nga 18 deri më 21Shkurt u zhvillua edhe këtë vit në Shkodër karnevali tradicional, i cili këtë vit kishte moton „100 Orë Karneval, 100 vite pavarësi“. Për herë të parë këtë vit mori pjesë edhe një grup prej 10 nxënësesh dhe nxënësish nga klasat 3A, 3B dhe 4A të shkollës Austriake „Peter Mahringer“ (organizimi nga Manfred Tagini). Që të shtunën, 18.2.2012, patëm mundësi të shijonim kohën e bukur në një atmosferë të mrekullueshme me veshje tradicionale. Kryebashkiaku Lorenc Luka, kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli dhe shumë të ftuar tjerë nderi, treguan përmes pranisë së tyre rëndësinë e veçantë që ka fituar përsëri karnevali shkodran në mbarë vendin.

Manfred Tagini

Foto

Prezantimi i zyrës së Bashkimit Europian (EUIC) në klasat 3A dhe 3B

Me 16. Shkurt patëm mundësi t’i urojmë mirëseardhjen në shkollën tonë z. Ermir Hoti dhe znj.Miriam Neziri Agoni nga European Union Information Center (EUIC), zyrës së Bashkimit Europian në Shkodër. Zoti Ermir Hoti, drejtori i zyrës së BE, bëri një prezantim të historisë dhe të institucioneve të Bashkimit Europian për të dy klasat e treta të shkollës sonë. Në fund të prezantimit pati një debat të gjallë, ku ndër të tjera u tematizua edhe çështja e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian si dhe kriza e kësaj kohe në disa prej vendeve anëtarë të BE-së.Në emër të shkollës Sidita Bazhdari, Wolfgang Ludwig (3B) dhe Manfred Tagini (3A) falenderuan zyrën e BE-së për prezantimin interesant.

Manfred Tagini

Foto

Regjistrimi dhe pranimi

Datat

Rergjistrimi 20.03. – 23.05 2012, 08:00 – 12:00

DITA e DYERVE të HAPURA 20.03.2012, ab 14:00

PROVIMI I PRANIMIT 24.05.2012 (14:00) ose 31.08.2012 (10:00)

PROVIMIT I GJUHËS GJERMANE 31.08.2012 (për pranimin në vitin 1HTL), 10:00

Pranimi në shkollën tonë- klasat

Regjistrimet janë të mundura:

• Për klasën e 8 të arsimit të detyruar 9-vjeçar

• Për vitin e 1 (klasa 10) të shkollës së mesme teknike. Kusht paraprak janë njohuritë e gjuhës gjermane (Niveli A2), njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të matematikës.

Proçesi i pranimit

• Regjostrimi në sekretrarinë e shkollës

• Tarifa e regjistrimit: EUR 60,–*

• Paraqtitja e dokumentëve si më poshtë

 Detftesa semestrale

 Çertifikatë lindje ose fotokopje pashaporte

 2 fotografi pashaporte

• Provimi i pranimit për regjistrimin në klasën e 8 të shkollës 9-vjeçare.

• Provimi i pranimit përfshin pyetje nga gjuha dhe leximi, matematika, gjuha angleze, fizika/kimia dhe logjika.

• Provimi i gjermanishtes për pranimin në vitin e parë të shkollës së mesme teknike. Duhet të zotërohet gjuha gjermane në nivelin A2 dhe nevojiten nota të mira në matematikë dhe gjuhë angleze.

• Rezultatet e provimeve të pranimit dhe provimit të gjuhës gjermane duhet të jenë pozitiv. Në rast se mbeten vende të lira, renditja e nxënësve për tu pranuar në shkollë bëhet sipas pikëve të arrira.

• Deftesa shkollore, e cila do të paraqitet në fillimin e vitit shkollor duhet të jetë pozitive.

*Nëse nxënësi/nxënësja nuk pranohet nga drejtoria e shkollës, ai/ajo ka të drejtë ta rimarrë këtë shumë deri me datë 31.Gusht. Nëse nxënësi/ nxënësja nuk dëshiron të studiojë më në shkollën tonë (pasi është pranuar në shkollë), është e detyrueshme që ajo të lajmërojë me shkrim drejtorinë e shkollës deri më së shumti me datë 31 Gusht. Në rast të kundërt nuk ka të drejtë të kërkojë kthimin e kësaj shume.

Foto

U publikua vëllimi i pestë i Shkollës Austriake

Publikimi i pestë i rradhës së shkrimeve të Shkollës Austriake është një vëllim me përralla. Titulli i këtij vëllimi është „Midis Drinit dhe Vojusës“, dhe u publikua në 1922 në Vjenë. 24 histori tipike nga Shqipëria u publikuan në këtë vëllim, të cilat së bashku vlejnë si shembuj që përfaqësojnë përralla dhe histori popullore të Shqipërisë. Përkthyesi dhe publikuesi ishte me Maximilian Lambertz , një nga albanologët më të të rëndësishëm gjermanofon të shekullit të 20, i cili shkroi për këto tregime një parathënie të detajuar. Vëllimi është i ilustruar me fotografi nga Axel Leskoschek, një nga bashkëthemeluesit e Sezession (rrymë artistësh) Grac. Libri ka 76 faqe, kushton 600 Lek (ose 4,50 €) dhe mund të blihet te shkolla.

Manfred Tagini

Foto

20 vjetori i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Austri. Dhënia e Titullit për drejtoreshën Gerlinde Tagini

Më 17 janar 2012 u zhvillua në shkollën Austriake „Peter Mahringer“ një aktivitet. Rreth temës „20 vjet Shoqatë e Miqësisë Shqipëri-Austri“, Mahir Hoti, kryetari i shoqatës në vite, böri një prezantim, në të cilin u paraqit historia e Shoqatës së Miqësisë në vite. Mahir Hoti theksoi marrëdhëniet tradicionalisht shumë të ngushta midis Austrisë dhe Shqipërisë, në veçanti të Shkodrës dhe u vlerësuan aktivitetet e larmishme të shoqatës në dy 10-vjeçaret e fundit.

Në bashkëngjitje të këtij prezantimi Gerlinde Tagini, për punën e saj 10-vjeçare në Shqipëri dhe për meritat e saja për ngritjen e Shkollës Austriake, iu dha titulli i anëtares së Nderit të Shoqatës së Miqësisë. Drejtoresha theksoi gjatë fjalës së saj të falenderimit se ky titull nderi për të përfaqëson një detyrim për të punuar më tej në të ardhmen për bashkëpunimim midis Austrisë dhe Shqipërisë si dhe sa të jetë e mundur ajo do ta vendos Shkollën Austriake në shërbim të këtij qëllimi. Drejtoresha Tagini shprehi gjithashtu keqardhjen, që për arsye personale nuk kishte mundësi të ishte e pranishme në aktivitetin e përvjetorit të Shoqatës. Ky aktivitet ishte zhvilluar me 28 Dhjetor 2012 në sallën festive të Universitetit të Shkodrës me praninë e ambasadorit austriak, Florian Raunig. Gjatë këtij aktiviteti, në të cilin ishin shumë nxënëse dhe nxënës të shkollës sonë midis 140 të pranishmëve shkolla u përfaqësua edhe nga nëndrejtoresha Sidita Bazhdari, Brilanda Fishta, Brunilda Biba dhe Marilda Shala.

Në përmbyllje të aktivitetit, Gerlinde Tagini, theksoi dëshirën e drejtorisë së shkollës për një bashkëpunim me Shoqatën e Miqësisë. Marsela Kraja (nga klasa 4b) falenderoi në emër të nxënëseve dhe nxënësve të shkollës për prezantimin interesant dhe shprehi dëshirën që në të ardhmen, ish rektori Mahir Hoti, të vizitojë përsëri shkollën tonë.

Sidita Bazhdari

Foto