Monthly Archives: December 2011

Gëzuar Festat dhe Vitin e Ri 2012 !

Shkolla Austriake “Peter Mahringer” Shkodër

21.12.2011

Foto

Kurset e Gjuhës në Koplik

Edhe këtë vit shkollor zhvillohen sërish kurse të gjuhës gjermane në shkollën 9-vjeçare „Abdyl Bajraktari“ në Koplik. Ashtu si në dy vitet e kaluar shkollor, edhe këtë vit ato do të drejtohen nga Skender Curraj. Drejtor i projektit të nisur nga Shkolla Austriake „Peter Mahringer“ është Manfred Tagini.

Manfred Tagini

Foto

Dorëzimi i kompjuterave në shkollën 9-vjeçare në Shëlqet

Me datën 8 Nëntor 2011, përmes ndërmjetësimit të shkollës Austriake „Peter Mahringer“, mbërriti një transport me mallra ndihme në Shqipërinë e Veriut. Nga probleme gjatë kontrolleve në kufinjtë e ndryshëm, pati vonesa të konsiderueshme gjatë rrugës kështu që kompjuterat e parashikuar mund të dorëzoheshin më 8.11.2011 fillimisht në mënyrë simbolike në shkollën 9-vjeçare në Shelqet (në komunën e Laç- Vau i Dejës).

Më 14.12.2011 më në fund u arrit që shkollën 9-vjeçare “ Aleksandër Paloci” të dorëzohen, nga drejtoresha Gerlinde Tagini dhe drejtuesja e projektit Brilanda Fishta, tetë komplete kompjuterash.

Drejtori i shkollës, Edmond Barbullushi, stafi mësimor dhe nxënësit , falenderuan gjatë ceremonisë së dorëzimit Kryqin e Kuq Rinor Austriak për mbështetjen. Drejtori theksoi bashkëpunimin e mirë midis Austrisë dhe Shqipëris si dhe Tom Asllani, nga sektori i IT/-së në Drejtorinë Arsimore në rrethin Shkodrës, vlerësoi angazhimin e shkollës Austriake në rrethin e Shkodrës.

Gjithashtu, drejtoria e shkollës Austriake „Peter Mahringer“, falenderon në emër të shkollave, të cilat mundën të pajisen me kompjutera, Kryqin e Kuq Rinor Austriak për bashkëpunim e mirë dhe për ndihmën e dhënë shkollave shqiptare.

Brilanda Fishta

Foto

Vizitë nga Austrian Society Albania

Më 15 dhjetor vizitoi shkollën tonë presidenti i Austrian Society Albania (ASA), Fritz Felsinger, anëtari i kryesisë, Günther Fehlinger si dhe Shpëtim Redo. Pas një shëtitje në shkollë, në kuadër të një takimi me nxënëse dhe nxënës, mësueset dhe mësuesit dhe drejtorinë, u bë i mundur një shkëmbim reciprok. Austrian Society në Shqipëri i vë vetes qëllimin, të organizojë austriakët që jetojnë në Shqipëri si dhe të ofrojë një platformë për shqiptarët që ndihen të lidhur me Austrinë. Person kontakti i ASA për Shqipërinë e Veriut është kolegu ynë Patrick Schmöllerl.

Gerlinde Tagini

Foto

Interkulturaliteti në Shkollën Austriake

Më 12 Dhjetor 2011, Emirjola Kashi, prezantoi rezultatet paraprake të punimit të saj të diplomës në bibliotekën e shkollës Austriake „Peter Mahringer“ . Që vitin e kaluar shkollor, studentja shkodrane, që studjon në Universitetin Teknik të Vjenës , vizitoi disa herë Shkollën Austriake dhe shfrytëzoi vizitat e saja për intervista dhe pyetsorë për punimin e saj të diplomës „Mësimi ndërkulturor në Shkollën Austriake në Shkodër“. Siç e thekson dhe drejtoresha e shkollës Gerlinde Tagini, për shkollën Austriake janë rezultatet e studimit shumë të rëndësishëm, në mënyrë që të përgasim nxënësit për një jetë dhe një punë më të mirë në një ambient shumëkulturor. Pas përfundimit studimi do të prezantohen edhe për publikun më të gjërë.

Manfred Tagini

Foto

Praktikë – Universiteti Teknik i Vjenës

Në kuadër të qëndrimit tij të shkurtër në shkollë, zoti Mag. Hans Kainz nga Universiteti Teknik i Vjenës pati mundësinë të njohë specifikën e një shkollë Austriake, që funksionon jashtë Austrisë. Nxënësit gjithashtu patën mundësi të njohin sistemin universitar austriak dhe në veçanti të njihen me sistemin e Universitetit Teknik të Vjenës dhe degët e tij. Praktika e Mag. Hans Kainz ishte një kontribut tjetër në bashkëpunimin me Universitetin Teknik të Vjenës, bashkëpunim që ekziston që në vitin 2009. Praktika u zhvillua në kuadër të një projekti të Ministrisë Austriake së Arsimit, i cili i ofron mësuesave mundësinë të njihen me metodat specifike të mësimdhënies në shkollat austriake jashtë Austrisë si dhe me kulturën e vendit ku ata janë ngritur.

Gerlinde Tagini

Foto

Menaxhimi i cilësisë pedagogjike (PQM)

Nga data 30 Nëntor deri më 2 dhjetor 2011, paralelisht me takimin e drejtorëve të shkollave austriake nëpër botë, u zhvillua një trajnim i organizuar nga Ministria e Arsimit Austriake (BMUKK) në lidhje me menaxhimin e cilësisë pedagogjike. Përveç kolegeve dhe kolegëve të shkollës Austriake në Stamboll dhe Pragë si dhe të të dy shkollave Austriake në Budapest, nga shkolla Austriake „Peter Mahringer“ në Shkodër morën pjesë Brilanda Fishta dhe Manfred Tagini. Shkëmbimi intensiv i përvojave ishte me siguri një hap i rëndësishëm, i cili mbështet në mënyrë të konsiderueshme një zhvillim të mëtejshëm të cilësisë së pedagogjike edhe në shkollën tonë.

Brilanda Fishta dhe Manfred Tagini

Foto

Kuici i EU

Foto