Monthly Archives: November 2011

Festat e 28 dhe 29 Nëntorit në shkollën tonë

Me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit shkolla Austriake “Peter Mahringer”, organizoi një aktivitet, në të cilin morën pjesë shumë talente të kësaj shkolle. Aktiviteti u drejtua nga mësuesja e gjuhës dhe e letërsisë I.Memçaj edhe B.Biba dhe si gjithmonë në mbështetjen e jashtëzakonshme të drejtoreshës Gerlinde Tagini dhe të nëndrejtoreshës Sidita Bazhdari. Ky aktivitet u hap me tingujt e himnit kombëtar, të shoqëruar me kitarë nga maturanti Boris Alibali. Më pas në skenë u ngjitën recituesit e talentuar dhe grupi i valles së të 9.a e të 9.b, për të vazhduar më tej me zërat brilante të Orselës, Ajdit, Mondit, Gretës, Lidjes, Roselës (pjesmarrëse dhe tek The Voice of Albania), që interpretuan në mënyrë të mrekullueshme këngë të ndryshme të shoqëruara më shumë entuziazëm nga nxënësit që ndodheshin në sallë. Ky aktivitet u përmbyll me zërin e këngëtarit të talentuar shkodran Tedi Paçrami dhe me urimet më të perzemërta, të shoqëruara me një buqetë të bukur me lule, me rastin e ditëlindjes së drejtoreshës sonë.

Foto

Nxënës të HTL (shkollës së lartë teknike) Shkodër fitojnë „Konkursin europian për idenë më të mirë në biznes për 2011“ në Vjenë

Më 22.11.2011 u zhvillua në Vjenë në „Haus der Industrie“ faza e fundit për dhënien

e çmimit për idenë më të mirë në biznes në Europë.

Nxënësit prezantuan para një jurie të shquar në fushën e ekonomisë, planin e biznesit „EkoAlb“ dhe u ballafaquan me skuadrat tjera. Skuadrat pjesëmarrëse, ishin fituesit e konkurseve kombëtare për planet e biznesit nga shtete si Anglia, Irlanda, Gjermania, Italia, Bullgaria, Bosnja, Austria, etc.

Përgëzojmë gjithashtu Edrën, Eldin, Marselën dhe Julin (4B) për angazhimin e tyre gjatë përpunimit të planeve të biznesit si dhe Dritanin dhe Anjezën (3A) dhe Olsenin dhe Lindin (3B), të cilët prezantuan në Vjenë idenë e biznesit. Fituesit u gëzuan për çmimin e parë prej 1.500€.

Trajnuesi i projektit
Prof. Mag. Gernot Scheffknecht

(9 kB)

Foto

Dorëzimi i Overhead-Projektorëve në Drejtorinë Arsimore Shkodër

Me 24. Nëntor 2011 u mundësua dorëzimi i disa projektorëve në Drejtorine Arsimore Shkodër si ndihmë nga Kryqi i Kuq Rinor Austriak nga Amstetten dhe Waidhofen/Ybbs (shih tekstet në faqen zyrtare shkollës të datave 10.11. dhe 23.11.2011). Drejtoresha e Arsimit Shkodër ,Znj. Atrida Ferketi, falenderoi zyrtarisht Nëndrejtoreshen Sidita Bazhdari dhe Z. Manfred Tagini për dhuratën.

Sidita Bazhdari und Manfred Tagini

Foto

Dorëzimi i kompjuterave në rrethin e Malesisë së Madhe

Me datën 8 Nëntor 2011, përmes ndërmjetësimit të shkollës Austriake „Peter Mahringer“, mbërriti një transport me mallra ndihme në Shqipërinë e Veriut. Nga probleme gjatë kontrolleve në kufinjtë e ndryshëm, pati vonesa të konsiderueshme gjatë rrugës kështu që kompjuterat e parashikuar mund të dorëzoheshin më 8.11.2011 fillimisht në mënyrë simbolike në Shkollën e Mesme në Bajzë dhe shkollën 9-vjeçare në Pjetroshan (të dyja në rrethin e Malësisë së Madhe).

Më 22.11.2011 më në fund u arrit që kompjuterat të dorëzoheshin nga Brilanda Fishta dhe Manfred Tagini, në të dy shkolla: në shkollën e Mesme „Dode Kaçaj“ në Bajzë 6 kompjutera dhe në shkollën 9-vjeçare në Pjetroshan 5 kompjutera.

Drejtorët e të dyja shkollave –Kastriot Dragaj në Pjetroshan dhe Mond Curri në Bajzë – gjatë ceremonisë së dorëzimit falenderuan Kryqin e Kuq Rinor Austriak për mbështetjen. Edhe kryetari i komunës Kastrat, Viktor Popaj, që ishte i pranishëm, theksoi bashkëpunimin e mirë midis Austrisë dhe Shqipërisë, Ardian Lulaj, në funksionin e drejtorit të Drejtorisë Arsimore në rrethin e Malësisë së Madhe, vlerësoi angazhimin e shkollës Austriake në rrethin e Malësisë së Madhe.

Gjithashtu, drejtoria e shkollës Austriake „Peter Mahringer“, falenderon në emër të shkollave, të cilat mundën të pajisen me kompjutera, Kryqin e Kuq Rinor Austriak për bashkëpunim e mirë dhe për ndihmën e dhënë dy shkollave shqiptare.

Brilanda Fishta und Manfred Tagini

Foto

Përreth/ rreth shkollës sonë

E shtunë, 19.11.2011: Aksion për pastrimin e mbeturinave

Kur një nxënëse ditën e premte informoi nxënësit e shkollës për këtë aksion që do të zhvillohej ditën e nëserme gjithçka erdhi si e papritur, por ne morëm këtë vendim të shpejtë pasi kishim dëshirë të shfytëzonim motin e mirë.

 

Në orarin e takimit në shkollë, në orën 10.00 erdhi grupi që pëbëhej prej 15 vullnetarësh së bashku me një grup nxënësish të fortë nga klasa e tetë dhe përforcimi i mirëpritur nga klasat e nënta dhe viti i 2b.

Të pajisur me mjete profesionale, qese për mbeturina, doreza gome dhe kapëse mbeturinash iu futëm punës, u ndamë dhe pastruam truallin e shkollës: brenda si dhe jashtë murit të shkollës. Na kushtoi pak lodhje dhe kohë që të kapnim dhe t′i fusnim në qese mbeturinat e hedhura pa kujdes.

Përveç të zakonshmes, pjesërisht shumë të neveritshme, plastikë apo kartonë gjysmë të kalbur apo bishta cigaresh dolën edhe mbeturina tjera që na zgjuan kureshjen si p.sh: çelësa të ndryshëm, të cilët prej kohe nuk kishin mbyllur asnjë bravë.

Sa hap e mbyll sytë u mbushën disa qese mbeturinash dhe rezultati mund të shihej.

Në pranverë do të zhvillohet fushata tjetër.

I lutemi të gjithëve për bashkëpunim dhe sensibilitet.

Në fund të fundit është ambienti ynë ku ne duam të ndjehemi mirë!

Margit Herta, Gerhard Walzel, Brigitte Grabner

Foto

Konferenca e gjuhës gjermane nga 29.10 -30.10.2011 në Tiranë

Edhe këtë vit shkolla jonë u përfaqësua në konferencën e 11 të gjuhës gjermane në Tiranë. Sidita Bazhdari, Marilda Shala dhe Brilanda Fishta ndoqën programin e organizuar nga Shoqata e mësuesave të gjermanishtes me temë „Mësimdhënia e gjermanishtes në shkolla dhe në universitete“.

Brilanda Fishta

Foto

Ndihma nga Kryqi i Kuq Rinor i Austrisë

Me datën 8 Nëntor 2011, përmes ndërmjetësimit të shkollës Austriake „Peter Mahringer“, mbërriti një transport me mallra ndihme në Shqipërinë e Veriut. Peter Pesek, Karl Schmutz, Josef Kromoser dhe Gerhard Kopp, nga autoritetet drejtues për rajonin Amstetten dhe Waidhofen/Ybbs të Kryqit të Kuq Rinor të Austrisë, mblodhën nga shkolla dhe institucione të ndryshme të të dy rajoneve kompjutera dhe paisje tjera teknike, të cilat u kontrolluan nëse funksionojnë dhe më pas u transportuan në Shqipëri.

Nga probleme gjatë kontrolleve në kufinjtë e ndryshëm, pati vonesa të konsiderueshme gjatë rrugës, por që në fund mallrat e transportuar në dy kamionë të vegjël mbërritën në gjendje të mirë në destinacion. Direkt pas mbërritjes në Shqipëri, patëm mundësi të vizitonim Shkollën e Mesme në Bajzë dhe shkollën 9-vjeçare në Pjetroshan (të dyja në rrethin e Malësisë së Madhe).

Në mënyre festive iu dorëzuan simbolikisht kompjuterat drejtorive të të dyja shkollave. Ardian Lulaj, në funksionin e drejtorit të Drejtorisë Arsimore të Rrethit, i falenderoi për ndihmën dhe theksoi bashkëpunimin midis Austrisë dhe Shqipërisë në përgjithësi, si dhe bashkëpunimin e mirë dhe të gjatë ndërmjet Shkollës Austriake dhe Rrethit të Malësisë së Madhe në veçanti.

Pas kryerjes së formaliteteve në doganën e Shkodrës, delegacioni vizitoi Shkollën Austriake „Peter Mahringer“, ku u shkarkuan dhe përkohësisht u depozituan mallrat. Në fund u zhvillua një vizitë në ambientet e shkollës e drejtuar nga Rosela Lufi, Edmira Shqau dhe Marsida Smajli. Për shkak të vonesave ishim të detyruar të anullonimin vizitën në Drejtorinë Arsimore Shkodër dhe vizita në shkolla të tjera në rrethin e Shkodrës, si dhe u anullua një qëndrim më i gjatë në qytetin e Shkodrës.

Në mëngjes herët më 9 Nëntor, delegacioni u nis për në Amstetten dhe Waidhofen/Ybbs. Drejtoria e shkollës Austriake „Peter Mahringer“, falenderon në emër të shkollave, të cilat mundën të pajisen me kompjutera, Kryqin e Kuq Rinor Austriak për ndihmën dhe në veçanti zotërinjtë: Peter Pesek, Karl Schmutz, Josef Kromoser dhe Gerhard Kopp për bashkëpunimin e mirë dhe për ndihmën e dhënë shkollave shqiptare.

Gerlinde Tagini

Foto