Monthly Archives: October 2011

Austria lexon

Tashmë për të katërtën herë rradhazi u organizua, nga Biblioteka Austriake Shkodër në bashkëpunim me Institutin e Gjermanistikës të Universitetit Shkodër, Konsullatës së Nderit Shkodër dhe Shkollës Austriake „Peter Mahringer“, aktitiviteti „Vendtakimi – Kultur – Austria lexon“ .

Hapja u bë me fjalët përshëndetëse të Oriona Zylja (Biblioteka Austriake Shkodër), Alida Luka (Drejtore e Bibliotekës Austriake Shkodër), Gjergj Leqejza (Konsull i Nderit i Austrisë në Shkodër), Gerlinde Tagini (Drejtore e Shkollës Austriake „Peter Mahringer“) dhe Sigrid Kodym (Konsulle në Ambasadën Austriake në Tiranë). Më pas vijuan, ndër të tjera, prezantime nga katedra e Gjermanistikës në Universitetin e Shkodrës, të Bibliotekës Austriake dhe të Shkollës Austriake.

Në një referat, Manfred Tagini (Shkolla Austriake), u mor me hulumtuesit austriak në Shqipërinë e Veriut nga 1900 deri 1918. Më pas vijoi një prezantim nga Rosela Lufi dhe Arbri Cungu, të cilët patën si temë udhëtimin në Austri të klasës 4a në muajin shtator 2011. Në mbyllje të këtij aktiviteti, i cili edhe këtë vit ishte shumë interesant, u ofrua një Cocktail, i financuar nga konsulli austriak Gjergj Leqejza.

Manfred Tagini

Foto

Vizitë e Konsulles së re në Ambasadën Austriake, Sigrid Kodym

 Më 24 Tetor 2011, vizitoi shkollën tonë zonja Sigrid Kodym , e cila është prej pak javësh konsullja e re në Ambasadën Austriake në Tiranë. Pas një prezantimi të mbajtur nga Arlinda Butja, Brunilda Begu dhe Shpetim Sula (4b), u bë një vizitë në ambientet e shkollës. Më pas u ofrua mundësia e një bisede midis konsulles dhe të gjithë mësuesve dhe një shkëmbim eksperiencash me drejtoren Gerlinde Tagini dhe nëndrejtoren Sidita Bazhdari. Ne shpresojmë më tej në një bashkëpunim të mirë me Ambasadën Austriake në Tiranë dhe i urojmë zonjës Kodym një qëndrim të këndshëm dhe të suksesshëm në Shqipëri!

Manfred Tagini

 

Foto

Vizitë e konsullit italian në shkollën tonë

Me 3 Tetor 2011 vizitoi shkollën konsulli italian në Shkodër, Roberto Andreotti. Pas një prezantimi të shkollës shkollës në gjuhën italiana nga Alma Deja (3a) dhe Amela Mraja (2b) (ana teknike: Dritan Hollaj, 3a) vijoi një prezantim me ambientet e shkollës drejtuar nga nëndrejtore Sidita Bazhdari dhe së fundmi një diskusion në drejtori. Drejtoresha e shkollës Gerlinde Tagini, theksoi se vizita e konsullit italian ishte një nder për shkollën tonë, nga ana e kunsullit pati përgëzime për arritjet e shkollës sonë. Si nga ana e konsullit Andreotti ashtu dhe nga ana e drejtores së shkollës sonë u theksua interesi për një bashkëpunim më intensiv.

Foto

Ekskursioni i klases 4a ne Kärnten

Duhet shumë guxim që të luash pjesë teatrale në gjuhë të huaj dhe të prezantosh vendin tënd! (…).“ Me këtë fjali e hapi kolegia nga Gjimnazi Villach takimin e nxënësve shqiptarë me ata austriak.

„Guximin e kishim në valixhe“ dhe sa më shumë që luanim pjesën apo mbanim referatin për Shqipërinë, aq më mirë na shkonte.

 

Ky vit shkollor filloi me një moment kulminant për klasën e 4A. Në kaudër të festës teatrale që u zhvillua në fund të vitit të kaluar shkollor, 3 nxënëse dhe 17 nxënës së bashku me shoqëruesit e tyre Margit dhe Bernd Herta u nisën për në Kärnten, rajonin më jugor të
Austrisë dhe shfaqën programin e tyre teatral si dhe mbajtëm referate për Shqipërinë në 4 shkolla. Përveç prezantimeve u ndoqën dhe orë mësimore, u luajt një ndeshje futbolli (që Shqipëria e humbi 1:6 VETËM PËR SHKAK të veshjes jo të përshtatshme) si dhe u bënë vizita në shkolla.
Pasditet ishin ekskursione (Infineoni, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë për gjysmëpërçues; „Shkolla e Lartë për Rrjete Teknike“ në Klagenfurt, „Terra Montana“- një guidë në historinë e miniereva) dhe cila ishte pika kulminante e më argëtuese e javës? Momenti kushtuar „Shopping“ në qendrat e mëdha tregtare, apo ishte kampi i ngjitjes në lartësi lart në majat alpine?
Sidoqoftë, udhëtimi ishte shumë emocionues dhe kjo nuk vlen vetëm për nxënësit që banonin në familjet austriake, por edhe për familjet austriake vetë. Ca ditë pas kthimit klasës së 4A nga Austria, shkollës i vjen një email si më poshtë:

 

Kam dëshirë që me anë të këtij emaili t′ju përgëzoj (i drejtohet: shkollës) për vendimin/ për lejen e dhënë për këtë vizitë të shkurtër, ku shkëmbyen eksperienca nxënësit nga Shqipëria dhe nga Austria.
Ne patëm mundësinë të strehonim në shtëpinë tonë dy nxënës nga grupi shqiptar. Për mua dy të rinj me karaktere të ndryshëm. E., një shqiptar i zjarrtë, dominues dhe V., tip që i peshon gjërat mirë, i qetë dhe shakaxhi.
Më ka habitur pasuria e fjalorit të tyre në gjermanisht, po ashtu dhe komunikimi pothuajse pa asnjë gabim. Edhe më tepër çiltërsia dhe interesi i tyre për të prekur çdo temë. Ky projekt jep mundësinë e një përceptimi tjetër. Për mua personalisht në cilësinë e pedagogut të veçantë për integrimin, ky shkëmbim si nga ana njerëzore ashtu edhe nga ana konjitive ka ndikim parandalues kundër stereotipeve dhe paragjykimeve për popullsinë e një vendi të huaj. Interesi im për Shqipërinë u zgjua patjetër përmes kësaj vizite.

I urojmë shkollës suaj dhe nxënësve të saj gjitha të mirat në të ardhmen!

 

Foto