Monthly Archives: June 2011

Datat të rëndësishme për vitin shkollor 2011/2012 (këto data janë të njohura)

2011 

31.08. Provimi i pranimit 2
01.09. Provimet e vjeshtes
02.09. Provimet e vjeshtes
05.09. Dita e pare shkolles
19.10. Dita e Nënë Terezës :
26.10. Festa kombetare e Austrisë
07.11. Bajram i madh (06.11.)
28.11. Dita e pavarësisë
29.11. Dita e çlirimit
08.12. Dita e demokracisë
22.12.-08.1. Festa e krishtlindjeve e fundviti :

 

 

2012
27.01. Fundi i sem. te 1
30.01.-31.01 Pushimet semestrale:
14.03. Dita e verës:
22.03. Nevruz
23.03. Ditë pushimi autonome
09.04. – 16.4. Pushimet e pashkëve
30.04. Ditë pushimi autonome
01.05. Dita e punetorit
18.06. Fillimi i praktikës, vitet e 2.
22.06. Përfundimi i mesimit, shkolla e mesme HTL
18.-30.06. Periudha e provimeve
30.06. Perfundimi i shkollës

Vizita e Fondacionit të Dr. Heinz dhe Anita Lütke

Nga data 15 deri 18 Qershor 2011, patëm mundësinë të përshëndesim në Shkodër në shkollën tonë kryetarin e parë të Fondacionit të Dr. Heinz dhe Anita Lütke, Hans-Dieter Plautz, si dhe drejtorin ekzekutiv, Dr. Karl-Heinz Wionzek.

Për ne është një gëzim i madh, që një fondacion i tillë, i cili dhuron bursa për mbështetjen e të rinjve të talentuar, të cilët do të jenë aktiv në poste të rëndësishme në vendet e tyre të lindjes , të mbështes edhe shkollën tonë. Gjithsej u dhanë 10 bursa për vitet shkollorë 2010/2011 dhe 2011/2012. Gjashtë bursat për këtë vit shkollor u dhanë gjatë festës për mbylljen e vitit shkollor.
Në kuadër të vizitës tyre në Shkodër, Hans-Dieter Plautz dhe Dr. Karl-Heinz Wionzek patën rastin të takohen edhe me shefen e Departamentit të Gjermanistikës në Shkodër, Edlira Bushati, drejtoren e Bibliotekës së Universitetit, Alida Luka dhe me rektorin e Universitetit të Shkodrës, Artan Haxhi.
Në emër të nxënësve dhe nxënëseve të shkollës sonë, i falenderojmë për mbështetjen dhe shpresojmë që bashkëpunimi, i lidhur në Vjenë në Dhjetorin e vitit 2010, të zgjasë edhe në vitet e ardhshëm shkollorë.

Foto

Festa e mbylljes së vitit shkollor 2010/2011

Ky vit shkollor, i pasur me ngjarje dhe aktivitete, përfundoi me festën e mbylljes së vitit shkollor më 15 Qershor 2011. Kjo nuk ishte vetëm mbyllja festive e vitit shkollor, por gjithashtu edhe një festë, ku nxënësit dhe nxënëset e dalluar të vitit shkollor 2010/2011, u vlerësuan me çmime. Me rastin e kësaj festë, erdhën në Shqipëri, edhe përfaqësues të Fondacionit Shkollor Austriak, si dhe përfaqësues nga Fondacioni i Dr. Heinz dhe Anita Lütke. Të pranishëm ishin gjithashtu edhe shumë prind dhe të ftuar nderi nga Shkodra.

Për herë të parë në këtë vit shkollor, Ministria e Arsimit, Artit dhe Kulturës e Republikës së Austrisë, dhuroi 20 bursa për nxënësit dhe nxënësit me të shkëlqyer në shkollë. Dy bursa tjera për nxënës të shkëlqyer u ofruan nga Grupi –bit. Kryetari i Fondacionit Shkollor, njëherësh Shefi i seksionit, Wolfgang Stelzmüller, si dhe Dr. Friedrich Fröhlich, anëtar i këshillit të Fondacionit i dhanë çmimet 6 nxënësve me mesatare 10,0 ose 9,9 nga klasat e 9 dhe 16 nxënësve të tjerë nga shkolla e mesme, të cilët kishin një notë mesatare nga 9,5 deri 10,0.
Shtatë nxënësit dhe nxënëset më të mirë të shkollës, të cilët kanë vështirësi ekonomike, përfituan bursë vjetore nga Fondacioni i Dr. Heinz und Anita Lütke nga Hemer (Nordrheinwestfalen). Këto bursa u dhanë nga kryetari i fondacionit, Fritz Dieter Plautz dhe nga drejtori ekzekutiv , Z. Dr. Karl Heinz Wionzek.
Në vitin shkollor 2010/2011 kishte shumë konkurse dhe për arritje të veçanta nxënësit u vlerësuan me çmime dhe çertifikata. Konkursi për realizimin e planeve më të mira të biznesit u mbyll pak para festës së mbylljes së vitit shkollor. Kështu që ishte e mundur, që tri skuadrat më të mira të vlerësoheshin me çmim, pikërisht, gjatë kësaj feste.

Nxënësi jonë më i shpejtë, i cili para pak kohësh theu një rekord të ri për Shqipërinë në 100 metër vrapim, përfitoi një vit internet falas nga dega e firmës Abcom në Shkodër.

Programi u shoqërua edhe me vallëzime dhe këngë nga nxënësit dhe nxënëset e shkollës sonë, si dhe patëm performanca në këndim nga një nxënës që do të mësojë në shkollën tonë vitin e ardhshëm shkollor.
Viti shkollor përfundoi me disco dhe kokteil nën praninë e të gjithë partnerëve të shkollës.

Foto

Intevistat me nxënësit nga Emi Kashi

Më 13 dhe 14 Qershor 2011, në Shkollën Austriake „Peter Mahringer“, u bënë disa intervista me nxënëit tanë nga Emi Kashi. Studentj shqiptare, në kuadër të punimit të saj të dipllomës në Universitetin e Vjenës, po studion metoda të mësimit teknik në një ambjent tjetër gjuhësorë dhe kulturor.

Foto

Seminar AlbVet

Nga data 13 deri me datën 17 Qershor, do të zhvillohet në shkollën Austriake „Peter Mahringer“, Moduli 2 dhe Moduli 3 i trajnimit për mësuesat e Teknologjisë së Informacionit. Me iniciativën e Swisscontact Albania, u organizua ky trajnim, në kaudër të projektit AlbVET .Në kuadër të këtij projekti, do të trajnohen 37 mësuese dhe mësues nga 17 shkolla të Teknologjisë së Informacionit në Shqipëri, nga mësues austriak të shkollës sonë. Më shumë keni mundësi të lexoni www.albvet.al

Foto

Mbyllja e kurseve të gjuhës gjermane në Koplik

Me 11 Qershor 2011, u mbyllën kurset e gjuhës gjermane të këtij viti shkollor në Koplik . Këta kurse u organizuan nga Shkolla Austriake „Peter Mahringer“ për klasat e 8 dhe të 9. Me praninë e dy drejtoreshave,Najije Duka (shkolla 9-vjeçare Abdyl Bajraktari) dhe Gerlinde Tagini (Shkolla Austriake„Peter Mahringer“) si dhe nga drejtuesi i projektit, Manfred Tagini, u bë dhënia e çertifikatave të pjesëmarrjes për nxënësit e klasave të 9. Falenderojmë në mënyrë të veçantë mësuesin, Skënder Curaj, i cili edhe këtë vit shkollor, drejtoi të dy kurset e gjuhës gjermane.

Foto

Mbyllja e kurseve të gjuhës gjermane në Lezhë

Me 11 Qershor 2011 , u mbyll me anë të dhënies së çertifikatave të pjesëmarrjes, kursi i gjuhës gjermane në shkollën 9-vjeçare Ate Shtjefen Gjeçovi. Ky kurs u organizua nga Shkolla Austriake „Peter Mahringer“ . Falenderojmë në veçanti mësuesin, Lefter Uka, i cili drejtoi kursin e gjuhës gjermane më shumë se një vit.

Foto

Shqipëria, sekreti i fundit i Europës– Udhëtim studimor për pedagogë

Në kuadër të udhëtimit tyre studimor, një grup prej 24 pedagogësh austriak, vizitoi shkollën tonë me 3 Qershor 2011. Në mesin e tyre ishin edhe 4 mësues dhe mësuesetë gjuhës amëtare shqipe. Pas një prezantimi shkollor, të organizuar nga Manfred Tagini dhe njëbisede me nxënës dhe nxënëse të klasës 2a, u krijua mundësia për shkëmbim të gjerë përvoje.

Foto

Marrja e pushimeve për mësuesen Fatjona Suca

Me 27. Mai 2011, mësuesja jonë e Gjuhë- Letërsisë , Fatjona Suca, organizoi një festë të vogël me rastin e marrjes së pushimeve të lindjes. Ne të gjithë i urojmë asaj shumë fat!

Foto

Ftesë

Të nderuar Prindër dhe miq!


Në shkollën tonë do të organizohet një festë për mbylljen e vitit shkollor 2010-2011. Jeni të lutur te na nderoni me pjesëmarrjen tuaj Aktiviteti zhvillohet me datë 15.06.2011 në orën 19:00 .

Me respekt
Gerlinde Tagini
Drejtore Shkolla Austriake

Programi

– 19:00 Përshëndetja
– Ndarja e çmimeve për nxënesit më të mirë për vitin shkollor 2010/2011 nga fondacioni shkollës Ndarja e bursave nga Fondacioni Anna dhe Heinz. Lüdke
– Program kulturor nga nxënësit e shkollës
– Bufe
– Nga ora 20:30 Party me nxënësit e shkollës me DJ

Foto