Monthly Archives: May 2011

U botua numri i parë i gazetës „Zëri i Gjimnazistëve“

Më 20 Maj u botua numri i parë i gazetësë shkollës „Zëri i Gjimnazistëve“. Temat shtrihen që nga projektet e zhvilluara si Yes we can dhe ekskursionet në Mynih dhe Salcburg të klasës 2b apo në vendin e ndërtimin të hidrocentralit në Ashtë (2a) e deri te një intervistë me drejtoreshën Gerlinde Tagini. Gazeta u modelua në pjesën më të madhe nga klasa 2a dhe Irma Memcaj dhe kushton 200 Lek. Ajo mund të blihet në shkollën „Peter Mahringer“.

Foto

Diskusion me Konsullin Krämer nga Ambasada Austriake

Më 26 Maj u zhvillua një diskusion i mësuesave austriakë me Konsullin Martin Krämer. Tema ishte situata e brendshme politike në Shqipëri.

Foto

Prezantimi i librit i Syriha Ademovi

Më 24. Maj 2011 kolegja jonë, Syriha Ademovi, prezantoi librin e saj të sapo publikuar me titull: Drita, syri i shpirtit në mënyrë festive në shkollën. Libri ka kopertinë nga Dashamir Vraniçi, përmban poezi dh eaforizma dhe u publikua në Tiranë në shtëpinë „Marin Barleti“, ka 98 faqe dhe kushton 350 Lekë.

Foto

Teatri ne shkolle

Foto

Vizitë nga Lions Club Hausruck

Më 23 Maj vizitoi shkollën tonë një delegacion prej 12 personash nga Lions Club Hausruck. Pas një shëtitje nëpër ambjentet e shkollës dhe një shkëmbimi mendimesh, iu dhanë drejtoreshës së shkollës ,Gerlinde Tagini, dhuratat që ata kishin sjellë me vete. Midis të ftuarve ndodhej edhe presidenti i Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri, deputeti Wolfgang Großruck, të cilin ne kemi pasur mundësi ta përshëndesim shumë herë në shkollën tonë si një mik të mirë..

Foto

Prezantime të shkollës në Malësinë e Madhe

Me 18. Maj 2011 patëm mundësi përmes ndërmjetësimit të Ardian Lulaj nga Drejtoria Arsimore në Koplik të prezantojmë shkollën tonë në disa shkolla në Malësia e madhe. Brilanda Fishta, Manfred Tagini dhe dy nxënëset Sidorela Lulaj (1b, nga Kopliku) dhe Anisa Dukaj (1b, nga Grizha) patën rastin ta prezantonin shkollën „Peter Mahringer“ në shkollat 9-vjeçare në Gruemirë, Vrakë, Grizhë, Bajzë dhe në shkollën Abdyl Bajraktari në Koplik.

Foto

Udhetimi ne Sarande – (nga Orsola Simoni)

Udhetimi qe beme ne Sarande ishte nje eksperience e paharrueshme per te gjithe ne. Diten e pare u nisem ne 6:30 te mengjesit para Teatrit “MIgjeni”. Te gjithe ishin shume te emocionuar. Mengjesin e hengrem ne Lushnje, dreken te “Uji i Ftohte”, ne Tepelene. Pastaj vazhduam drejt Gjirokastres, ku vizituam kalane, nje vend me vlera historike per vendin tone. Darken e hengrem ne hotel.

Diten e dyte vizituam Butrintin, nje qytet shume i vjeter dhe i bukur, gjithashtu. Vizituam edhe Ksamilin. Dreken e hengrem ne Sarande. Pasdite vizituam kalane e Sarandes. Ne mbremje shkuam ne disko, edhe pse ndenjem pak. Diten e trete lame Saranden dhe vazhduam drejt Himares dhe pastaj Llogarase. Dreken e hengrem ne Vlore, ku edhe shetitem pak. Pasdite vizituam kalane e Sarandes. Ne mbremje shkuam ne disko, edhe pse ndenjem pak. Diten e trete lame Saranden dhe vazhduam drejt Himares dhe pastaj Llogarase. Dreken e hengrem ne Vlore, ku edhe shetitem pak. Pasdite lame Vloren dhe vazhduam drejt Shkodres ku mberritem rreth ores 21.00. Udhetimi na pelqeu te gjitheve dhe do na mbese gjate ne kujtese. Shpresojme te bejme perseri udhetime te tilla.

Foto

Menaxhimi i cilësisë pedagogjike (PQM)

 Që nga viti 2008 vijon projekti Menaxhimi i cilësisë pedagogjike (PQM) edhe në Shkollën Austriake në Shkodër. Për arritjen e qëllimit dhe përforcimin e zhvillimin e mëtejshëm të cilësisë, do të zhvillohen disa faza gjatë një proçesi disa vjeçar: pas një përgatitje reth një vjeçare, gjatë së cilës edhe shkolla jonë zhvilloi principet kryesore të saja, në vitin shkollor 2009/2010 u planifikua një „evaluim i brendshëm”, pra një proçes pune dhe të mësuari sistematik, i vazhdueshëm, në të cilin duhet të përpunohen në shkollë vazhdimisht informacione mbi të mësuarit, mësimdhënien dhe shkollën. Mbi bazën e tyre u arritën vetë nga ana e shkollës konkluzione rreth shkallës së cilësisë së arritur deri më tani, eventualisht u morën edhe masa.

I gjithë proçesi u koordinua përmes një seminari në Budapest në Tetorin e vitit 2009, në të cilin mori pjesë edhe Manfred Tagini, koordinatori i PQM-së në shkollën tonë. Në vijim u ndërtuan grupe pune, të cilët u morën me aspekte të veçanta për sigurimin e cilësisë shkollore. Në qendër qëndruan temat: atmosferë që nxit të mësuarit, ruajtja dhe zhvillimi i mëtejshëm i aftësive profesionale, kooperimi dhe komunikimi jashtë shkollës, prezantimi i shkollës për publikun e gjerë dhe sfera menaxhimi shkollor, organizimi i mësimit.
Gjatë këtij viti shkollor ndër këto grupe veçanërisht aktivë ishin dy grupe –grupi i punës Teknikat e të mësuarit dhe grupi i punës shkolla/prind. Nga grupi i punës Teknikat e të mësuarit u bënë aktivitete të larmishme, p.sh. pika kyçe Të mësosh si të mësosh apo një Reflektim vetjak i nxënësve. Dhe grupi i punës Prind-Shkollë përpiqet të ofrojë një platformë për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe p.sh vitin e kaluar iu përkushtua p.sh. çështjes për përmirësimin e sistemit të informacionit në mënyrë reciproke.
Nga 4. deri 6. Maj 2011 u zhvillua një vlerësim i jashtëm nga disa ekspertë austriak të zhvillimit shkollor me përvojë në çështjen e shkollave (jashtë vendi). Qëllimi i grupit me në krye Karin Eckerstorfer, Dr. Christian Schmid-Waldmann dhe Thomas Fasching ishte një kontribut për një kontroll permanent të cilësisë së shkollës. Nga grupi i vlerësuesve u u diskutua në biseda intensive me drejtorinë, mësuesit, prindërit situata aktuale e shkollës, u analizua proçesi i evaluimit dhe potencialet e zhvillimit . Veçanësrisht e gezueshme për ne ishte, që u vlerësuan si arritjet tona në ndërtim i e shkollës po ashtu dhe standartet e larta të kualitetit.
Qëllimi i gjithë proçesit të vlerësimit ishte sigurimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i cilësisë në shkollat austriake jashtë vendi. Veçanërisht për një shkollë të re, profesionale dhe në ndërtim e sipër, si shkolla austriake „Peter Mahringer“ në Shkodër, do të thotë një proçes i tillë nga njëra anë një ngarkesë e madhe për mësuesit dhe pjesëmarrësit por nga ana tjetër gjithashtu një shans i madh, të modelojnë vetë në mënyrë më të vetëdijshme dhe të vazhdueshme proçesin e zhvillimit të mëtejshëm të shkollës dhe të zhvillojnë një identitet vetjak shkollor.
Për ne nuk është mbyllur Projekti i Menaxhimit të cilësisë pedagogjike (PQM), por kjo është për ne nxitje dhe detyrim që të punojmë vazhdimisht në standartet e cilësisë; anët e mira duhet të ruhen dhe të kompletohen dhe të lokalizohen të gjitha mundësitë për përmirësimin e cilësisë dhe të ezaurohen sa më shumë të jetë e mundur.

Foto

Vizitë e Walter Riegler dhe Wolfgang Rothmund

Më 9. dhe 13. Maj vizituan Shkollën Austriake „Peter Mahringer“ Walter Riegler (Seksioni federal, mësues i arsimit të detyruar nga sindikatat publike) dhe inspektori rajonal i shkollave të Vorarlberg Wolfgang Rothmund.

 

Foto