Monthly Archives: April 2011

Vizita në shkolla në Malin e Zi

Me 27.Prill, dy mësues të Shkollës Austriake Shkodër , Brilanda Fishta dhe Manfred Tagini, vizituan dy shkolla fillore malazeze.

 

Në Katërkollë/Vladimir pas një bisedë me drejtorin e shkollës fillore „Bedri Elezaga“ patëm mundësi të bëjmë një prezantim të shkollës sonë para nxënësve të klasës së tetë. Në Ulqin/Ulcinj patëm rastin e një bisese të detajuar me Z. Martin Zadrima, drejtorin e një nga shkollave më të mëdha të Malit të Zi, shkolla fillore „Marshall Tito“. Qëllimi në të dyja rastet ishte të prezantonim shkollën tonë „Peter Mahringer“ dhe të përforcojmë karakterin e saj përtej kufinjve– shkolla jonë është e hapur natyrisht edhe për nxënësit nga shtetet e tjera.

Foto

Sindikata e bashkuar : Dorëzimi i monitorëve –LCD

Të hënën më 18. Prill 2011, iu dhuruan Shkollës Austriake nga Znj. Adriana Kroi dhe Z. Dr. Franz Müller nga Sindikata e Bashkuar (GÖD) 32 monitorë -LCD. Drejtoria e shkollës i falenderon për këtë mbështetje bujare.

Foto

Konkursi i fjalimit më të bukur në 2011

Fillimisht duhej të ishte diçka shumë madhe: Një konkurs ndërkombëtar i fjalës më të bukur me shumë faza dhe me një finale në Austri.

Pas një zmbrapje të organizatorëve, ky konkurs u kthye në një aktivitet të brendshëm shkollor nga vitet e para deri të treta, megjithëse sipas rezultateve ata nuk do t′i ishin frikësuar fare një konkurrence ndërkombëtare.

Në kategorinë e viteve të para zuri vendin e parë Amela Mraja me temën „Bota më përket mua“. Ajo trajtoi situatën e rinisë në Shqipëri duke pasë parasysh historinë emocionuese të viteve të fundit në vendin e saj.

Izmir Alibashi, fituesi i viteve të dyta foli për „Stacionet e jetës sime“ dhe tematizoi ndryshimet personale në jetën e tij.

Edmira Shqau, fituesja e çmimit në vitet e treta, trajtoi po ashtu temën „Stacionet e jetës sime“ dhe në mënyrë shumë origjinale zgjodhi formën e një letre për shoqen.

Fituesit fituan udhëtime tërheqëse, të dhuruara nga shkolla: Amela dhe Edmira do të udhëtojnë për në Austrinë e Sipërme, Izmiri do të udhëtojë në Stamboll.

Mag. Wolfgang Ludwig

Udhëtimi i klasës 2a në Jug të Shqipërisë

Nga 11 deri 14 Prill 2011 ishte e mundur që ne, klasa 2a, të bënim udhëtimin e klasës sonë në Jug të Shqipërisë. Përveç mësuesit tonë kujdestarë, Manfred Tagini, na shoqëroi edhe Christine Penz. Qëllimi ynë ishte të vizitonim vende pak të njohura në Shqipëri. Dita e parë na çoi në Elbasan, Librazhd, Pogradec, Voskopojë dhe Korçë, ku kemi fjetur.

Ditën e dytë shkuam përmes Kamenicës për në Ersekë dhe më pas përmes Borovës për në Leskovik dhe Permet dhe për në Tepelenë dhe Gjirokjastër. Ditën e tretë vizituam „Syrin e Kaltër“, Butrintin dhe Sarandën – në Ksamil mund të shijonim detin dhe plazhin. Dhe ditën e katërt u kthyem për në Shkodër përgjatë bregdetit. Ndalesat në këto ditë ishin Porto Palermo, Himara, Qafa e Llogarasë, Vlora dhe Apollonia. Natyrisht që nuk patëm rast vetëm të vizitonim vende të ndryshëm, por natyrisht edhe të bënim biseda të gjata të rrinim së bashku mbrëmjeve.
Për të gjithë prej nesh gjatë këtij udhëtimi pati diçka e re, ne patëm mundësi që shihnim me sytë tanë si dhe të bindemi për bukurinë e Shqipërisë. Udhëtimi nuk shërbeu vetëm që të njihnim më mirë vendlindjen tonë, të shihnim „ qoshet e saj të fshehura“, por shërbeu edhe që atmosfera në klasën tonë të jetë e këndshme. Duke qenë se edhe moti na ndihmoi, ky ekskusion qe një sukses total. Do të mendojmë gjatë për të!

Foto

Mensa

Sot filloi punën mensa e re. Dreka përgatitet për të gjithë të interesuarit nga qendra e gruas Hapat e Lehtë. Me anë të kësaj u arrit një hap i madh për një ushqim të leverdisshëm, por njëkohësisht të shëndetshëm në shkollë!

Foto