Monthly Archives: March 2011

Veni, Vidi, vici!

Nën këtë parullë mund të përmbledhej pjesëmarrja e nxënësve tanë në Olimpiadën e Gjuhës Gjermane nga Shoqata e Mësuesve Shqiptarë të Gjermanishtes (ADV):

Ne edhëm, pamë dhe- ishim jashtëzakonisht të suksesshëm !

Në kuadër të olimpiadës së gjuhës gjermane të vitit 2011, me 5 Mars, u paraqitën 6 nxënëse të shkollës sonë në fakultetin e gjuhëve të huaja në Tiranë për fazën e parë të seleksionimit. U testuan aftësitë e të gjithë pjesëmarrësve në nivelet A1/A2 , A2 dhe B1/B2 në dëgjim, lexim si dhe fjalor dhe gramatikë. Pesë nga vajzat tona ia dolën që të kalonin në raundin e dytë, i cili do të zhvillohej me datën 12 Mars në Hotel Rogner në Tiranë. Kandidatet tona atje i prisnin ushtrime të vështira me shkrim si dhe provimi me gojë.

Edhe këtu, ata mund të dëshmonin më të mirën e tyre: Arlinda Butja si e dyta në kategorinë B1/B2 fitoi një bursë 4 javore në Gjermani, Ruama Shala, Sidorela Lulaj dhe Greta Makaj zunë në Kategoritë A2 vendet e 2,3 udhe 4 dhe fituan libra të bukur.

I përgëzojmë !

Foto

Vizita e Kryetarit të Parlamentit Austriak Fritz Neugebauer

Në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri më 19 Mars 2011, patëm mundësinë t′i uronim mirëseardhjen në shkollën Austriake Kryetarit të Parlamentit Fritz Neugebauer. Kryetari i parlamentit Neugebauer vizitoi shkollën së bashku me pjesëtarët e tjerë të delegacionit – shefi i seksionit Wolfgang Stelzmüller, Lukas Mussi (nga drejtoria e parlamentit) dhe Katharina Stourzh (shefja e zyrës e së kryetarit të parlamentit) si dhe Ambasadori Florian Raunig dhe konsulli austriak i nderit në Shkodër, Gjergj Leqejza. Ana shqiptare e përfaqësuar nga zëvendësministri i Arsimit Halit Shamata, Kolë Kamsi (Këshilltari i kryetares së parlamentit Jozefina Topalli), kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka si dhe drejtoresha e DAR Shkodër, Atrida Ferketi.

Pas një vallëzimi tradicional nga Edmira Shqau dhe Gentian Palali dhe një prazantimi nga Brunilda Begu, Arlinda Butja dhe Shpëtim Sula (nga klasa 3b) dhe pas një shëtitje nëpër shkollë, Gerlinde Tagini, pati mundësinë të përshëndesë delegacionin në drejtori dhe në sallën e mësuesave. Që nga vizita e tij fundit, kryetarit Neugebauer i kishin lënë pështypje përparimet e mëdha të vendit , theksoi lidhjen e ngushtë të Austrisë me Shqipërinë dhe në veçanti me Shqipërinë e Veriut dhe theksoi gjithashtu kontributin e madh të shkollës Austriake në arsimin shqiptar. Gerlinde Tagini falenderoi për vizitën e delegacionit në shkollën Austriake „Peter Mahringer“ dhe shprehi nderin e madh që do të thotë vizita e një delegacioni të këtij rangu. Së fundmi, Fritz Neugebauer i dorëzoi drejtorisë një çertifikatë, ku shkruhej që dhuroheshin 20 monitorët LCD nga ana e sindikatës së shërbimeve publike (GÖD). Pas përfundimit të vizitës në shkollë, delegacioni dhe drejtoresha e shkollës Austriake, Gerlinde Tagini, patën një ftesë nga Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj për një shkëmbim përvojash.

Foto

REGJISTRIMI

RREGJISTRIME VITI SHKOLLOR 2011/2012, që nga 16.03.2011
FTESE per ditën e dyerve të hapura, 16.03.2011, që nga ora 14:00

 

Rregjistrimi dhe pranimi

 

 

Foto

Kurset e gjuhës gjermane në Rubik

 Me 9 Mars 2011 filluan kurset e gjuhës gjermane në Mirditë. Së bashku me Z. Mark Ruçi, kryetari i bashkisë Rubik, Nik Nikolli, nëndrejtori i shkollës së mesme industriale Rubik, dhe Lek Ndoj, drejtori i shkollës fillore Rubik, u bë e mundur hapja e të dy kurseve të gjuhës gjermane nga Manfred Tagini.

Të dy kurset, si ai që ofrohet në shkollën e mesme industriale ashtu edhe ai në shkollën fillore, do të drejtohen nga Brunilda Shtjefandrej, e cila përveç veprimtarisë së saj si mësuese gjermanishte në Tiranë punon edhe si inspektore për programim zhvillim dhe marrëdhënie me jashtë në bashkinë e Rubikut. Të dy kurset, ku u regjistruan më shumë se 50 nxënës dhe nxënëse, do të financohen nga DCM DECOmetal dhe do mbikqyren nga Manfred Tagini nga shkolla austriake „Peter Mahringer“ Shkodër.

DECOmetal, Ambasada Austriake në Tiranë, e cila pati meritat më të mëdha për realizimin e kurseve dhe shkolla Austriake „Peter Mahringer“ i gëzohen shumë faktit që për herë të parë mund të mësohet gjuha gjermane në shkollat e Rubikut. Të dy kurset në Rubik janë pjesë e e projektit „Kurse të gjuhës gjermane në shkollat e Shqipërisë veriore“ program që realizohet edhe në Koplik (që nga viti 2009) si dhe në Lezhë (që nga viti 2010). Së bashku me shkollat fillore në Bushat, në të cilën po ashtu u hap një kurs i gjuhës gjermane në Mars të 2011, projekti me hapjen e kurseve të gjuhën gjermane është rritur dhe gjithsej përfshin 5 shkolla, katër shkolla fillore dhe një shkollë të mesme industriale.

Foto

Vizitë i një delegacioni nga Grieskirchen (Austria e Sipërme)

Me 7 Mars, deputeti i parlamentit austriak dhe presidenti i shoqatës Austri-Shqipëri, Wolfgang Großruck, vizitoi Shkodrën.

Wolfgang Großruck qëndroi në krye të një delegacioni prej 4 personash, ku bënin pjesë edhe komandanti i zjarrëfikësve të distriktit, Josef Schwarzmannseder, si dhe Christian Höckner dhe Gerald Schlager (mgh Medien GmbH). Delegacioni së bashku me kryebashkiakun, Lorenc Luka, prefektin, Maxhid Cungu, Alexander Marlecin (Drejtor i sektorit për marrëdhie me jashtë në bashkinë Shkodër) dhe Zemaida Mozali (parlamenti shqiptar), pati mundësi të krijonte një përshtypje rreth aktiviteteve të shkollës Austriake. Në fillim pati një prezantim rreth shkollës Austriake, i përgatitur nga Brunilda Begu dhe Agron Bajraktari, më pas vijoi një vizitë në ambjentet e shkollës, dhe në mbyllje ishte vizita në ndërtesën e re të palestrës së shkollës. Në kaudër të vizitës në Shkodër, drejtoresha e shkollës, Gerlinde Tagini, u nderua me dekoratën e zjarrëfikësve të Grieskirchen.

Foto

Kurs i gjuhës gjermane në Bushat

Që me 10 Mars 2011 drejtohet nga Shkolla Austriake një kurs i gjuhës gjermane në Bushat. Manfred Tagini pati mundësinë të hapte kursin e gjuhës të drejtuar nga Helga Hila për 30 nxënësit e interesuar nga dy klasat e shtatta të shkollës së Bashkuar Bushat.

Me anë të këtij kursi, për fillimin e të cilit na dhanë një ndihmë të madhe Drejtoria e Arsimore Shkodër dhe drejtoresha saj Artrida Ferketi, për herë të parë mund të mësohet gjuha gjermane në një shkollë të Komunës Bushat. Kjo ofertë e re mësimore është pjesë e projektit „Kurse të gjuhës gjermane në shkollat e Shqipërisë së Veriut“, projekt i cili realizohet edhe në Koplik (që nga viti 2009) dhe në Lezhë (që nga viti 2010). Së bashku me bashkinë Rubik, ku po ashtu u hapën dy kurse në Mars 2011, është rritur numri i kurseve të gjuhës gjermane, gjithsej ata ofrohen në pesë shkolla, katër shkolla fillore dhe një shkollë e mesme industriale.

Foto

7 dhe 8 Marsi- Dita e mësueses / mësuesit dhe e gruas

Me rastin e këtyre festave nxënësit dhe nxënëset e shkollës sonë nën drejtimin e zonjës Syriha Ademovi ofruan një program të larmishëm. U shfaqën skena të shkurtra teatrore dhe kërcime. U lexuan poezi dhe u ilustruan me anë të projektorit. Për mësuesit u përgatit një kuic-konkurs midis shteteve. Pati inserte muzikore dhe një prezantim mbi shkollën e parë shqiptare në Korçë.

Më pas vijoi dhënia e çmimeve për nxënësit, që kishin marrë pjesë në konkurse.

Çmimin e parë në konkursin e shkrimit: Orsola Simoni,

në konkursin e pikturës: Manjola Palali

dhe në konkursin e fotografisë: Albion Gjoni.

Mbylljen e programit e formoi një valle e përbashkët popullore.

Këtu fotot e Albion Gjonit

Foto