Monthly Archives: January 2011

Po ne mundemi t′i hedhim kanaçet!

 Me 27 Janar në shkollën tonë nën këtë sllogan prezantuan nxënësit e klasës së parë projektin e tyre me temë: Riciklimi.

Shkolla Austriake në vitin shkollor 2010/11 i dedikohet krejtësisht tematikës së mjedisit. Përveç aktiviteteve të tjera në semestrin e dytë do të fillohet me ndarjen e kanaçeve nga mbeturinat e tjera dhe riciklimi

Për këtë arsye nxënësit dhe nxënëset e klasave të para kanë sjellë njohuri në forma nga më të larmishme ndërmjet orës së teknikës së sistemeve dhe gjuhës angleze në një projekt mbi temën mbeturinat dhe riciklimi dhe paraqitën rezultatet e tyre në 4 faza para gjithë shkollës.

Cilat materiale mund të riciklojmë?- Pse është e rëndësishme të ndajmë mbeturinat? Si është situata me ndarjen e mbeturinave në Shkodër? Këto ishin vetëm disa nga pyetjet, të cilat u bënë nga rinjtë.

Me ndihmën e prezantimeve Powerpoint, Video-Clipeve, poezive, me anë të një skeçi, posterave dhe veprave të artit prej kanaçeve, ata kanë theksuar rëndësinë e të qënurit të kujdeshëm me burimet tona natyrore dhe të kujdesemi për një mjedis të pastër.

Në përfundim të prezantimit u paraqit koshi i ri i kanaçeve, i cili me fillimin e semestrit të dytë do të vendoset në të gjitha klasat. Kush e ka pasur vëmendjen, në fund ka ditur të zgjidh gjëegjëzën mbi mjedisin dhe të fitonte një çmim: një çantë lecke me logon e Austrisë për mjedisin, me një copë të madhe çokollate dhe -natyrisht pije në kanaçe!

Foto

Trainim i mësuesve të informatikës tek shkolla austriake Shkodër

 Nga data 31.1. deri më 4.2.2011 – Trainim i mësuesve të informatikës tek shkolla austriake Shkodër

 

Në kuadër të projektit AlbVET (SwissContact dhe fondacioni Swiss organizon bashkëpunim teknik) mësuesit e shkollës austriake do të trajnojnë nga data 31.1. deri më 4.2.2011 35 mësues informatike nga 16 shkolla nga e gjithë Shqipëria. Ky aktivitet është i pari nga 3 module trajnimi.