Gezuar Festat
..
Foto
Ndihmë për përmbytjet në Shkodër
Në muajin Dhjetor Veriu i Shqipërisë u prek për herë të dytë në këtë vit nga përmbytje të rënda. Rreth 12.000 njerëz duhej të evakuoheshin. Duke qenë se viti filloi me përmbytje, në Veri të Shqipërisë, sipërfaqe të mëdha toke janë nën ujë.
U përmbytën gjithashtu shumë lagje të qytetit të Shkodrës dhe para së gjithash lagjet periferike– gjithsej u përmbytën më shumë se 140 km² sipërfaqe toke. Në disa fshatra përgjatë lumit Buna që nga fillimi i muajit Dhjetor niveli i ujit arrin një meter, në disa vende madje edhe dy deri në tre meter. Janë dëmtuar mbi 5.000 shtëpi dhe pothuajse gjysma ishin (ose janë akoma) krejtësisht nën ujë. Janë ndërprerë shumë lidhje rrugore në ultësirën bregdetare si dhe në male. Në dallim nga muaji Janar 2010, këtë herë nuk është prekur nga përmbytjet vetëm Veriu i Shqipërisë. Përmbytje pati/ ka edhe në Vlorë, Berat, Fier, Fushë Krujë dhe në shumë rajone të tjera të vendit.
Në kuadër të kësaj situate dramatike, Shoqata Austri-Shqipëri së bashku me drejtorinë e Shkollës Austriake „Peter Mahringer“, ka hapur një llogari në ndihme të të përmbyturve. Shoqata Austri-Shqipëri dhe Shkolla Austriake luten që të kontribuoni në llogarinë e mëposhtme
Llogaria:
Raiffeisenbank Shkoder
Fondacioni Shkollor Austriak
në Lek 1401686785
në Euro 1400686785
IBAN: AL40202510020000001400686785
„Ndihmë për përmbytjet në Shkodër“
Shkodër, më 7.12.2010
Elfriede Kulnig
Presidente e Shoqatës Austri-Shqipëri
Gerlinde Tagini
Drejtore e Shkollës Austriake „Peter Mahringer“ Shkodër