Monthly Archives: November 2010

Festimi i ` Festes 28-29 Nentorit`

 Ne prag te festave te Nentorit me dt.26 Nentor edhe ne shkollen Austriake “Peter Mahringer” eshte manifestuar bukur kjo feste “Simbol” si nje nga festat me te rendesishme te mbare kombit Shqiptare.

 

Ky manifestim i ketij programi me teme “Tematike letrare artistike ” u organizua nen kujdesin e mesueses se lendes se Histori-Gjeografi, Syriha Ademovi ,si dhe ne mbeshtetje te stafit drejtues me Drejtore Gerlinde Tagini. Pjesemarres ne kete aktivitet ishin te gjithe nxenesit e klasave ,nga te nentat e deri ne vitet e treta. Programi u hap me ne nje dokumentare te shkurter kushtuar kesaj ngjarje historike , dites se flamurit dhe te pavaresise se Shqiperise ku patrioti Ismail Qemali ne Vloren heroike ngriti flamurin kuq e zi dhe i tregoi gjithe botes se ne Gadishullin Ballkanik ekziston populli me i vjeter, dhe ku simbol ka gjuhen shqipe etnikisht dhe flamurin kuq e zi me shkaben dy krenare, dhe dha betimin ta mbrojme Shqiperine dhe ti bashkojme tokat Shqiptare. Ne perfundim te ketij prezantimi historik dicka e shkurter u paraqit per motivin e Himnit Shqiptar, ku sipas te dhenave gjuhesore thuhet sot, se himni Shqiptar e ka burimmin tek tradita muzikore Gjermane, pra nje gjeneze mjaft te hershme sa vet kompozitori Porumbescu. Ne perfundim te ketij fjalimi historik te gjithe te pranishmit ne salle pjesmarres nxenes, mesues, prinder e te ftuar u ngriten ne kembe dhe tradicionalisht kenduan “Himni Shqiptar”.

Programi ne vazhdim u percoll me vallen e Rugoves si dhe pjese vargjesh e recitimesh te shkeputura nga autore te shquar si te Fishtes, Mjedes, Pashko Vases, Ismail Kadarese e te tjere. Gjithashtu jane kenduar dhe kenge nga vet nxenesit e talentuar te po kesaj shkolle si. Vlen te permendet ne kete program edhe realizimi dhe interpretimi ne role i komedise “14-vjec Dhender” te Anton Z. Cajupit realizuar kjo nga nxenesit e klases nente -A. Nje larmi ketij programi i dhane dhe te ftuar te tjere te pranishem ne kete program kengetare dhe instrumentiste te tjere, si i tille ishte zeri i bukur i kengetarit popullor Shkodran Hajro Pepa, gjithashtu dhe nxenes te talentuar nga shkolla “Preng Jakova” ku kane kenduar dhe kane luajtur pjese muzikore te shkurtra per kitare dhe violine, pjese keto nga autor te huaj Austriake, e tille ishte e talentuara Elnaida Dani e te tjere. Nje e vacante e ketij programi ishte edhe ndarja e cmimeve si piktura me e bukur qe ishte realizuar nje jave me pare ne prag te kesaj feste, me teme “Festojme 28-29 Nentorin” cmimet u ndane nga Nendrejtoresha prane kesaj shkolle Sidita Bazhdari, e cila ndau dhurata dhe falenderoj nxenesit per paraqitjen e tyre. Gjate programit pati dhe surpriza te kendshme dhe me kete rast Drejtore Gerlindi Tagini mori fjalen pershendetese me falenderimin e organizatores se ketij programi Syriha Ademovi, gjithashtu falenderoi dhe te gjithe nxenesit pjesemarres te ketij aktiviteti dhe se fundmi te pranishmit: nxenes, mesues, prinder etj. Me falenderimin dha dhe Urimin!! Uroj “GEZUAR FETSTAT E NENTORIT” 

Foto

Gjermanishtja në Mirditë

Të mërkurën më 24 Nëntor 2010, një delegacion nga shkolla Austriake „Peter Mahringer“ Shkodër udhëtoi për në Rrëshen dhe Rubik. Tema ishte përforcimi i mësimdhënies së gjermanishtes në Mirditë, një interesim që ishte shprehur më përpara edhe nga ana e përfaqësuesve të bashkive Rrëshen dhe Rubik.

Gjatë takimit të parë në Rrëshen kryebashkiaku i Rrëshenit, Gjon Dedaj, shprehi interesin e madh për një bashkëpunim më intensiv me Austrinë dhe për mundësitë për përvetësimin e gjuhës gjermane. Takime të tjera u zhvilluan me drejtorin e Pallatit të Kulturës, Gjergj Marku, me Dod Bepkolaj, shef i departamentit për sport dhe kulturë në bashkinë Rrëshen, dhe Ndue Dedaj, i cili para disa vitesh drejtoi shoqatën e miqësisë Austri-Mirditë. Të gjithë pjesëmarrësit ishin në një mendje që interesi do të ishte i madh për të përforcuar lidhjen historike ndërmjet Austrisë dhe Mirditës dhe për këtë do të ishin të domosdoshme njohuritë në gjuhën gjermane.

Manfred Tagini i përshëndeti të gjithë në emër të Ambasadorit Austriak, Florian Raunig, dhe të Drejtores së Shkollës Autriake , Gerlinde Tagini, dher ai vlërësoi shumë shanset e rajonit për tërheqjen e vizitorëve të huaj, jo vetëm ngaqë ekziston një lidhje e shkëlqyeshme e rrugës me autostradën për në Kosovë dhe për planet për rindërtimin e rrugës në luginën e Matit. Manfred Tagini sqaroi gatishmërinë e tij për të arritur një bashkëpunim më të fortë me Mirditën –në veçanti në fushën e gjuhëve të huaja.

Bisedimet e mëtejshme u zhvilluan në Rubik. Manfred Tagini dhe Brilanda Fishta, si delegacion nga shkolla austriake, u pritën nga kryetari i Bashkisë Rubik, Mark Ruçi. Edhe nga ana e tij u shpreh një interesim i madh për një kooperim më Austrinë në fushën e gjuhëve të huaja. Në këtë takim mori pjesë edhe Brunilda Shtjefandrei, inspektore në drejtorinë e programim-zhvillimit dhe marrëdhënieve me jashtë në bashkinë e Rubikut. Nik Nikolli, nëndrejtori i shkollës së mesme industriale Rubik, në të cilën këtë vit është ngritur edhe dega e informatikës, tregoi një interesim të madh për bashkëpunim me shkollën Austriake jo vetëm për sa i përket sferës gjuhësore por edhe në lidhje me lëndët teknike.

Në vazhdim është planifikuar një vizitë e përfaqësuesve nga Rrësheni dhe Rubiku në shkollën Austriake në Shkodër.

Në faqen zyrtare të bashkisë së Rrëshenit gjendet një informacion i detajuar mbi këto takime. (http://www.bashkiaRrëshen.com/gjermanishtja.mundesi.ne.mirdite.htm).

Foto

Iniciativa me Malin e Zi

Me 17 Nëntor u zhvilluan disa takime nga ana e shkollës Austriake „Peter Mahringer“ Shkodër në Malin e Zi.

 

Së bashku me përfaqësuesin nga Ministria Austriake e Arsimit për bashkëpunim në fushën e arsimit, Robert Mršić, Manfred Tagini vizitoi ambasadorin austriak në Malin e Zi, Mag. Martin Pammer dhe zhvilloi bisedime në Ministrinë Malazeze të Arsimit. Qëllimi i iniciativës ishte njohja e maturës së shkollës austriake nga autoritetet malazeze.

Dorëzimi i instrumentëve muzikorë për shkollën e Mesme Artistike Prenkë Jakova

Me 2 Nëntor 2010 u dorëzuan nga drejtoresha Gerlinde Tagini instrumentë muzikorë për shkollën e Mesme Artistike Prenkë Jakova Shkodër.

Në ceremoninë festive përveç drejtorëve të të dyja shkollave- së shkollës së Muzikës Prenkë Jakova dhe së shkollës Austriake „Peter Mahringer“, ndër të tjera mori pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë Rajonale Arsimore Shkodër, Atrida Ferketi. Gerlinde Tagini theksoi në fjalimin e saj interesimin e madh të shkollës Austriake për një bashkëpunim të mirë me intitucionet e tjera arsimore në Shqipëri dhe falenderoi shoqatën Austi–Shqipëri në Vjenë dhe në veçanti MR Alois Söhn, përmes së cilës u bë e mundur dhurimi i instrumentave muzikorë. Nga drejtori i shkollës së Mesme Artistike Prenkë Jakova si falenderim për Gerlinde Tagini për dhuratat bujare iu dorëzua një pikturë e Nënë Terezës.

Foto