Monthly Archives: October 2010

Kurset e gjuhës të Shkodranëve me rrënjë autriake

Me 23 Tetor filloi në shkollën austriake një kurs i gjuhës gjermane i financuar nga Shoqata Austri- Shqipëri.

Të interesuarit rrjedhin nga grupi i Shkodranëve me rrënjë austriake, pra i atyre familjeve shkodrane, të cilët ndihen të lidhur në mënyrë veçantë me Austrinë dhe një pjesë e tyre kanë edhe rrënjë (të vjetra) austriake. Drejtoresha, Gerlinde Tagini, e cila punoi shumë për financimin e kursit dhe Manfred Tagini përshëndetën nxënësit e kurist të gjermanishtes dhe falenderuan mësuesen e gjermanishtes, Roberta Naraçi, e cila do të merret me dhënies e mësimit të gjermanishtes (edhe vitin e kaluar u ofrua dhe u realizua një kurs i tillë). Një falenderim i veçantë vlen për Zonjën HR Elfriede Kulnig, e cila, në pozicionin e presidentes ekzekutive të Shoqatës Austri-Shqipër,i mundësoi këtë kurs.

Foto

Projekti i mjedisit i klasës 9A

Fakti që nxënësit e një shkolle teknike interesohen edhe për natyrën, tregon ndërtimi i

një kopështi për barishte në formë spirali në shkollë.

Gjatë shëtitjeve të mija në rrethinat e Shkodrës zbuloja barishtet e ndyshme, që rriten këtu.
Kështu lindi ideja për ndërtimin e një spirali për barishte në kopështin e shkollës, për të cilin u
gëzuam unë dhe klasa ime.
Djemtë e fortë të klasës ishin menjëherë të gatshëm që në kohën e tyre të lire të ndërtojnë
spiralin, vajzat u morën me mbjedhjen e farave.

Me anë të formës së saj i jep mundësi kjo strukturë në formë spirali që në një hapësirë të
vogël të jetë një strukturë optimale për barishte të ndryshme.
Gurët natyrorë do të vendosen në shtresa muri të thatë dhe ruajnë energjinë diellore gjatë ditës
dhe krijojnë kështu një klimë të përshtatshme.
Margit Herta

Fotot në vijim tregojnë nxënësit e zellshëm dhe secilin hap të punës.

Foto

Takimi i 10 i Shoqatës së mësuesave të gjermanishtes

Me 23 dhe 24 Tetor 2010 u zhvillua në Tiranë në sallat e Universitetit takimi i 10 i Shoqatës së mësuesave të gjermanishtes.

Tema e takimit të këtij viti ishte „Tu mësosh nxënësve dhe studentave gjermanishten në shkolla dhe në Universitete“. U trajtuan tendenca të reja dhe të rëndësishme si mësimi në seksionin dygjuhësh, riorientimi i Gjermanistikës në Shqipëri dhe në vende tjera.

Për shkollën Austriake Shkodër „Peter Mahringer“ u mbajt nga Manfred Tagini një prezantim me temë „Të mësosh Gjermanishten në rrethana të një profesioni – nën shembullin e Shkollës Austriake Shkodër. Paraqitja kishte të bënte me diskusionin që ,ka vite që mbahet, në lidhje me marrëdhëniet arsim profesional, mësim profesional në gjermanisht, mësim „tradicional“ gjermanishteje si dhe theksoi në kushtet specifike për të përvetësuar një gjuhë në kuadër të një profesioni.

Nga Brikena Kadzadej, kryetare e shoqatës, u përshëndetën rreth 50 të ftuarit. Në takim morën pjesë përveç kolegëve nga Shqipëria edhe kolegë dhe kolege nga Maqedonia, Kosova, Zvicra, Gjermania dhe Austria.

Foto

Workshop për krijimtari në të shkruar me autorin Engelbert Obernosterer

Lëre të lirë mendjen krijuese! – Kështu mund të përshkruhet veprimtaria e 12 nxënësve

të vitit të dytë dhe të tretë, për të shprehur diçka që orientohet gjuhës moderne të të
shkruarit.

 

Nën drejtimin profesional dhe gjuhësor të autorit nxënësit e përqëndruan vëmendjen tek
e njohura, e cila p.sh përmes përqendrimit në detaje mundi të ofronte aspekte të reja të
papritura.
Lista e temave përmbante ndër të tjera përshkrimin e vendlindjes, një përfytyrim të vjeshtës,
një karakteristikë dhe një situatë provimi.

Pas një hyrje të shkurtër teorike, nxënësit iu dedikuan vëzhgimit, shkrimit dhe më pas të
lexuarit të krijimeve të veta.

Puna me tekstet u rrumbullakua me dramatizimin e dy poezive: të Rainer Maria
Rilke „ Vjeshta“ dhe Ingeborg Bachmann „ Reklamë“ dhe të një teksti reklamash gazmor dhe
nonsens.

Në përfundim u lexuan tekste të përzgjedhura para publikut. Publiku i falenderoi me një
duartrokitje të madhe.

Botimi i ri në radhën e publikimeve të Shkollës Austriake

Me 21 Tetor 2010 në kuadër të javës së kulturës së Austrisë u prezantua botimi i radhës së publikimeve të Shkollës Austriake Shkodër „Peter Mahringer“.

Botimi iu kushtua Konstantin Jireček, i cili i përkiste ballkanollogë më të rëndësishëm të monarkisë Austro-Hungareze. Në të dy tekstet „Shqipëria në të shkuarën“ dhe „Skutari dhe rrethinat e saj në mesjetë“ Jireček pasqyron një pasqyrë të saktë të historisë së Shqipërisë dhe veçanërisht të Shkodrës dhe rrethinave të saj. Në vitin1916 e publikuar në Hulumtimet „iliro-shqiptare“, të dy referatet të shkruar në 1913 / 1914, ofrojnë një përshkrim të ballkanit perëndimor në mesjetë, të bazuar në studime të sakta arkivore. Para syve tanë krijohet një përfytyrim i një qyteti dhe rrethinave të tij në kundërshtim me interesat e Bizantit, të shteve mesjetare serbe, të Venedikut dhe të fuqisë së re, e cila që nga fundi i mesjetës dhe për rreth një gjysmë mijevjeçari do të caktonte fatin e Shkodrës- Perandoria Osmane.
Broshura e re ka 60 faqe dhe mund të porositet në shkollën tone me një çmim prej 500 Lek / 4 Euro.

 

Të publikuara:
Në gjermanisht:
Numër 1: Theodor Anton Ippen: Skutari und die nordalbanische Küstenebene (1907); Februar 2010 (56 Seiten, 500 Lek / 4 Euro)
Numër 2: Franz Nopcsa: Haus und Hausrat im katholischen Nordalbanien (1907); März 2010 (88 Seiten, 600 Lek / 4,50 Euro)
Në shqip:
Numër 3: Theodor Anton Ippen: Shkodra dhe Ultësira bregdetare e Shqipërisë së Veriut (1907); April 2010 (56 Seiten, 500 Lek / 4 Euro)

Organizimi i Javës së Kulturës Austriake

Ditët nga 20 deri 27 Tetor në Shkodër iu kushtuan edhe këtë vit Javës së Kulturës Austriake. Kjo javë u organizua nga shoqata e Miqësisë Shqipëri-Austri- me bashkëpunim të Bashkisë Shkodër, shkollës Austriake Shkodër „Peter Mahringer“, të bibliotekës austriake Shkodër, të bibliotekës universitare Shkodër, të konsullatës së Nderit të Austrisë në Shkodër dhe me mbështetjen e Ambasadës Austriake në Tiranë.

Me 20 Tetor 2010 u zhvillua në Biliotekën Universitare aktiviteti Austria lexon (shih komentin përkatës në lidhje me të). Me 21 Tetor u zhvillua në kuadër të Javës së Kulturës Austriake në Bashkinë e Shkodrës një aktivitet tjetër në programin e së cilit shkolla Austriake dha sërish një kontribut të madh.

Pas fjalimeve të kryetarit të bashkisë, Lorenc Luka, të kryetarit të shoqatës së miqësisë Shqipëri- Austri dhe të ish Rektorit të Universitetit të Shkodrës , Mahir Hoti, të Ambasadorit Austriak në Shqipëri ,Florian Raunig, dhe të Drejtores së Shkollës, Gerlinde Tagini, një nxënës dhe një nxënëse prezantuan shkollën Austriake Shkodër. Sead Lacej dhe Marsela Kraja i paraqitën publikut, i cili i shte shumë i vemëndshëm principet e shkollës sonë. Më pas vijoi prezantimi nga Manfred Tagini mbi publikimin e ri të shkollës Austriake. U prezantua publikimi i katërt nga rradha e publikimeve tona, dy texte nga një ballkanollog i rëndësishëm i fundshekullit 19 dhe fillimit të shekullit 20, Konstantin Jireček,: „Shqipëria në të shkuarën“ dhe „Skutari dhe rrethinat e saj në mesjetë“. Në vijim u hap nga Mahir Hoti ekspozita me foto nga fototeka Marubi. Në mbyllje të kësaj mbrëmjeje të arrirë u hap koktejli i organizuar nga bashkia Shkodër.

Foto

Austria lexon

Edhe këtë vit Shkodra mori pjesë në rradhën e aktiviteteve Austria lexon. Qëllimi i aktiviteteve, të cilat u zhvilluan nga 18- 24 Tetor jo vetëm në Austri vetëm por edhe në shumë vende të tjera, është që të rritet vlera e të lexuarit dhe i bibliotekave në shoqëri. Me ftesë të Znj. Alida Luka, Drejtore e Bibliotekës Universitare u zhvillua me 20 Tetor 2010 në sallën festive të bibliotekës aktiviteti Austria lexon. Përveç universitetit, bibliotekës së universitetit dhe bibliotekës Austriake ishin prezentë edhe shkolla e muzikës „Prenk Jakova“, shkolla e Gjuhëve të Huaja dhe gjimanzi Jordan Misja edhe shkolla Austriake në Shkodër „Peter Mahringer“ e cila sërish kontribuoi me një program të sajin.

Një grup nga klasa 3a nën drejtimin e mësuesit Bernd Herta prezantoi texte të poetit austriak Ernst Jandl (1925-2000), një grup tjetër nga klasa 1b nën kujdesin e mësueses Johanna Mallinger prezantoi një tekst të adaptuar të dramaturgut austriak Felix Mitterer.

Foto

Shkolla Austriake në Parlament në Vjenë

Me 19 tetor 2010 u zhvillua në ndërtesën e Parlamentit Austriak aktiviteti Shqipëria- Vendi i Shqiptarëve- Mik në Parlament. Me ftesë të presidentit të dytë të këshillit kombëtar austriak, Fritz Neugebauer, dhe të shoqatës Austri-Shqipëri, shkolla Austriake „Peter Mahringer“ pati rast të paraqiste shkollën përmes një prezantimi të vet.

Përveç disa projekteve si ORA Austria, Aleanca për fëmijët, Vorarlberg ndihmon Shqipërinë dhe shumë të tjera mund të prezantohej edhe shkolla Austriake „Peter Mahringer“ në hollin me kolona të Parlamentit.

Si në përshëndetjen e Fritz Neugebauer ashtu edhe në fjalët përshëndetëse të deputetëve të këshillit kombëtar dhe presidentit të Shoqatës Austri-Shqipëri, Wolfgang Großruck, dhe presidentes së nderit të Shoqatës Autri-Shqipëri, ish Ministres a.D. Elisabeth Gehrer, e cila pati rolin më të madh për vënien në jetë të projektit dhe me ndihmën e së cilës u miratua projekti i Shkollës Austriake. Edhe Kryetarja e Parlamnetit Shqiptar, Znj.Jozefina Topalli, shprehi gëzimin e saj të dyfishtë, që në Shqipëri u ndërtua një Shkollë Austriake dhe që shkolla „Peter Mahringer“ mund të ndërtohej pikërisht Shkodër, në qytetin e saj të lindjes.

Në shumë biseda me deputetët, me ambasadorin e Shqipërisë në Austri, Vili Minarolli, dhe me shumë të ftuar tjerë nderi patëm mundësi që të bindemi edhe një herë më shumë për vlerësimin e madh që gëzon Shkolla Austriake në Austri dhe në Shqipëri. Ky vlerësim është për ne njëherësh detyrim dhe shtysë në punën tonë në shkollë por në të njëjtën kohë edhe shtysë për përpjekjet tona në mënyrë që të kontribuojmë në lidhje me dialogun kulturor ndërmjet Austrisë dhe Shqipërisë.

Foto

Vizitë e delegacionit Vorarlberg

Me 11 Tetor 2010 vizitoi shkollën tonë një delegacion i rajonit Vorarlberg – në krye presidentja e kuvendit të Vorarlberg, Dr. Bernadette Mennel, dhe ish Ministrja e Arsimit Elisabeth Gehrer.

Me rastin e kësaj vizite në shkollën „Peter Mahringer“ ishin prezent edhe kryetari i bashkisë Shkodër, Lorenc Luka, Konsulli i nderit i Austrisë në Shkodër, Gjergj Leqejza, dhe drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Shkodër, Atrida Ferketi si dhe shumë të ftuar tjerë të nderit. Kjo vizitë ishte për shkollën tonë një gëzim i veçantë, sepse Znj. Ministre Elisabeth Gehrer në veçanti ka kontribuar shumë në vënien në jetë të projektit të Shkollës Austriake Shkodër.

Foto

Ekskursioni

Ekskursioni i parë për këtë vit shkollor i çoi klasat e 9 në Durrës. Atje kishte një shoqërim interesant në Amfiteatër. Gjatë shëtitjes në breg të detit kishim mundësi ta njihnim më nga afër njëri-tjetrin. Pika kulmore e kësaj dite ishte shfaqja teatrale në Tiranë. Fotografitë janë nga nxënësi i klasës 9a Albion Gjoni.

Foto