Monthly Archives: September 2010

Dita e aktivitetit e klasës 2a

Dita e aktivitetit e klasës 2a me 27 shtator 2010 nuk u zhvillua këtë herë në mal si vitin e kaluar, por në Tiranë.

Pas një pauze të përbashkët për kafe në Taiwan patëm një prezantim nga DIWA – Dhoma Gjermane e Indrustrisë dhe Tregtisë. Zoti Admir Lleshi bëri një prezantim rreth ekonomisë shqiptare dhe tregtisë së jashtme të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe në vecanti me Gjermaninë. Pas prezantimin, që zgjati rreth një orë pati mundësi për të bërë pyetje dhe për të diskutuar.

Pas një pushimi dreke viojoi një shëtitje në Tiranë. Ne pamë Muzeun Kombëtarë, Operën TKOB, xhaminë Ethem Bey, Teatrin Kombëtarë dhe Galerinë Kombëtare. Më pas u nisëm për në qendrën tregtare QTU dhe më pas rreth orës ca. 16.00 u kthyem për në Shkodër. Në autobus ishte atmosfera gjithashtu e mrekullueshme– ne kemi kënduar dhe madje kemi kërcyer së bashku në autobus.

Foto

Përurimi i sallës sportive

Me 23. Shtator 2010 u inagurua, palestra e re, me prezencën e sekretatit të përgjithshëm Wolfgang Stelzmüller, Konsullin e Nderit të Austrisë në Shkodër Gjergj Leqejza dhe MinR Dr. Friedrich Fröhlich nga këshilli i fondacionit të shkollës austriake.

Pasi ndërtimi përfundoi në kohë u bë e mundur që edhe inagurimi festiv të zhvillohej sipas planeve. Patëm nderin që të kishim pranë nesh jo vetëm sekretarin e përgjithshëm në Ministrine Austriake të Arsimit, Mag. Stelzmüller dhe MinR. Fröhlich nga këshilli i fondacionit të shkollës, edhe konsulli i nderit i Austrisë në Shkodër ishte prezent . Në program mori pjesë edhe këngëtarja Dorina Garuci (e bërë e njohur përmes fitores së vendit të dytë në „Ethet Shqiptare“).

Palestra e re, e cila është ndër më modernet dhe më të bukurat në Shkodër, nuk do të shërbejë vetëm për zhvillimin e orëve të edukimit fizik, të cilat deri tani kanë qenë të vështira të zhvillohen në dimrin e gjatë dhe me shira të Shqipërisë, por do të jetë në dispozicion të nxënësve edhe për aktivitete të kohës së lirë. Përveç kësaj kjo palestër është menduar edhe për zhvillimin e aktiviteteve të tjera shkollore.

Foto

Kurset e gjuhës në Koplik dhe Lezhë

Me 11 shtator 2010 filluan kurset e gjuhës gjermane të organizuara nga shkolla Austriake Shkodër në Koplik dhe pothuajse në të njëjtën kohë në Lezhë. Në Koplik për nxënësit e interesuar të klasave të teta dhe nënta- do të zhvillohen në shkollën “Abdyl Bajraktari“ këtë vit shkollor dy kurse nga mësuesi Skënder Curaj, në Lezhë do të zhvillohet një kurs për klasat e nënta në shkollën „Atë Shtjefën Gjeçovi“ nga mësuesi Lefter Uka.

Foto

Seminar i menaxhimit të cilësisë pedagogjike

Që në fillim të vitit të ri shkollor, me 7 dhe 8 Shtator 2010, u organizua në shkollë seminari i menaxhimit të cilësisë pedagogjike. Seminari u drejtua nga Mag. Auguste Seidl, drejtore e institutit „ Zhvillimi i shkollës dhe menaxhimi i shkollës“ në shkollën e lartë pedagogjike të Steiermark në Graz. Dy ditë punoi i gjithë kolektivi intensivisht për vendosjen e pikës kyçe për zhvillimin e mëtejshëm të Shkollës Austriake si dhe në plan me te detajuar te masave që do merren.

Foto