Monthly Archives: April 2010

Në një botë tjetër– vitet e para vizitojnë Vjenën

Udhëtimi filloj të shtunën më 28.3: Për herë të parë për në Vjenë, për shumicën hera e parë në një avion.

Ndalesa e parë ishte Budapesti, ku bëmë një shëtitje rreth e rrotull këtij qyteti dhe më pas vazhduam me autobus drejt Vjenës. Atje na priste një program i ngjeshur: Ringstraße, universiteti, bashkia, teatri ishin pikat kryesore.

Ditën tjetër në UNO-City ishte dita e sensibilizimit ndërkombëtar, pamë pamje të mrekullueshme të kullës së Donaut dhe më pas mundëm të shkonim tek radio Vjena, ku shikuam se si bëhej një reklamë.

Natyrisht në program ishin përfshirë edhe vizita në museun historik të artit dhe në atë teknik, në sallën e koncerteve dhe në kështjellën Schönbrunn.…

Gjithsesi momentet më të pëlqyera për nxënësit ishin mundësitë e panumërta të blerjeve në rrugën Mariahilfe dhe natyrisht Prateri me atraksionet e tij, që të linin pa frymë.

Një drekë tek ushtria federale austriake u shoqërua me diskutimin për shërbimin ushtarak në Austri dhe në Shqipëri.

Edhe darkave kishim program: „Vallëzimi i vampirit“ në Ronacher ishte mbresëlënës, disa shkuan me zotin Michel për të bërë gara me makina , të tjerët me zotin Ludwig në opera. Ditën e parafundit në darkë, shikuam një film në 3D në kinema.

Përshtypje të madhe bëri qyteti i parë në dy plane – qyteti „nën qytetin“: flitet për udhëtimet e panumërta nën tokë, kryqëzime dhe metro si dhe shkallat e shumta lëvizëse.

Nxënësve u pëlqeu shumë dhe komentet ishin, që do të vimë patjetër përsëri dhe se qëndrimi ishte shumë i shkurtër.

Çfarë mund të merret nga Vjena në Shkodër – përveç blerjeve të shumta? Ndoshta pastërtia e qytetit, trafiku i rregullt… dhe , që me një formim arsimor të mirë mund të arrihet diçka.- a mund të frymëzohemi nga këto veçori dhe t’i realizojmë edhe në Shqipëri?

Më 3 prill nxënësit tonë u kthyen përsëri në Shkodër, shumë të lodhur, por të pasur në përvojë. Një falenderim i veçantë shkon për Ministrinë e Arsimit, Artit dhe Kulturës (BMUKK) që mori përsipër pagesën e qëndrimit në Vjenë.

W.Ludwig

Foto