Monthly Archives: February 2010

„Gjithçka teatër!“

u quajt për nxënesit e shkollës austriake , kur ata me 12 shkurt morën pjesë në shfaqjen teatrale „Fëmijët e murit“nga Stefan Neugebauer në teatrin Migjeni.

Me rastin e rënies së murit të Berlinit në nëntor 1989, regjizori nga Berlini, Stefan Neugebauer, me mbështetjen e ambasadës gjermane në Tiranë konceptoj këtë pjesë enkas për të rinjtë shqiptarë.

Përmes një kolazhi të vrullshëm, nga serioziteti në komike, nga skenat realiste në ato absurde, shikuesi u ndesh me të kaluarën e të rinjve të historisë gjermane duke filluar nga ndërtimi i murit deri në ditët e sotme.

Në qendër të pjesës qëndron një komunist i çmendur, i cili banon në një kosh plehrash pranë patrullës së kufirit dhe atje takohet me njerëz të ndryshëm ndërkohë që citon parulla komuniste. Kontrolle kufiri, marrje në pyetje, përpjekje për tu larguar dhe propaganda përcaktojnë përditshmërinë e këtyre njerëzve.

Paralelet me historinë shqiptare janë të padëgjuara dhe dalin në pah nga ndërrimi i shpeshtë

nga gjuha shqipe në atë gjermane.

Pjesa u ndoq nga nxënësit me një interes dhe kënaqësi të madhe, çfarë e tregoj edhe duartrokitja e gjatë në mbyllje dhe bashkëbisedimi pas përfundimit të pjesës. “Ju ishit të përkryer” mendon Ervin Hoxha i klasës së 1b dhe Boris Alibali nga e 2a dëshiron që regjizori Stefan Neugebauer të udhëheq një projekt të tillë edhe me nxënësit e shkollës tonë.

Një shfaqje e çuditshme që u organizua nga shkolla austiake në bashkëpunim me ambasadën gjermane në Tiranë.

Foto

Vleresime te fotove nga klasa e 9A

Foto

Workshop I gjuhës angleze

Me 29 janar shkolla austriake së bashku me librarinë Language Bookhause Ltd. nga Tirana, organizoj njëworkshop të gjuhës angleze me botimet e tyre

Ftesa e librarisë u mirëprit nga rreth 40 mësues nga e gjithë Shkodra.

Nga diskutimet interesante me temë “Si te motivojmë nxënësit” ose “Përdorimi i videoklipeve ne klasën e anglishtes” nga Prof. Alan Scott universitetit Okan në Turqi, mësuesit shqiptarë munden të marrin propozime me shumë vlerë për mësimdhënien e anglishtes. Mbi të gjitha pati një prezantim mbresëlënës mbi smart board-in dhe mundësitë e tij teknike në orën e mësimit, po ashtu u paraqitën edhe faqe ndihmëse në internet për një mësim të këndshëm dhe interaktiv të gjuhës angleze.

Foto

Trajnimet ne volejboll te vajzave

Foto