Monthly Archives: December 2009

Gezuar Festat

..

Foto

Kurse të Gjermanishtes për personat e familjeve me prejardhje austriake

Më 12 Dhjetor filloi në Shkollën Austriake një kurs i gjuhës gjermane, i cili financohet nga Shoqata Austri-Shqipëri. Të interesuarit rrjedhin nga grupi i familjeve shkodrane, që ndihen të lidhur me Austrinë ose kanë pjesërisht rrënjë (të vjetra) austriake. Manfred Tagini përshëndeti pjesëtarët e kursit të gjermanishtes në emër të Drejtoreshës, e cila u angazhua në mënyrë të veçantë që të mundësonte financimin e këtij kursi. Ai falenderoi edhe mësuesen e gjermanishtes, Roberta Naroçi, që do të mbikqyr kursin. Një falenderim i veçantë vlen për zonjën Elfriede Kulnig (mbajtëse e titullit e nëpunëses së nderit ), e cila si presidente ekzekutive e Shoqatës Austri-Shqipëri bëri të mundur realizimin e këtij kursi.

Foto

Vizita e Dr. Erwin Rebhandl (Spitali rajonal i Rohrbach)

Më 9 Dhjetor iu bë një pritje në shkollë Dr. Erwin Rebhandl nga Spitali rajonal i Rohrbach (nga rajoni i Oberösterreich). Nëndrejtoresha Sidita Bazhdari përshëndeti Dr. Rebhandl në emër të shkollës Austriake. Dr. Rebhandl është ndër të tjera president i Shoqatës Austriake për Mjekësi të përgjithshme dhe Mjekësinë në familje dhe në kuadër të një bashkëpunimi ndërmjet spitalit rajonal të Shkodrës dhe Rohrbach ishte këtë vit për herë të dytë në spitalin e Shkodrës. Prandaj i bëri edhe këtë herë një vizitë Shkollës Austriake. Së bashku me Dr. Rebhandl mund të përshëndesnim edhe Erjola Durakun nga Konsullata Austriake e Nderit në Shkodër dhe dy të diplomuar në Teknika mjekësore nga Politekniku i Linz-it: David Seemayer dhe Martin Vorauer. Në kuadër të një praktike disajavore mbikqyrën të dy austriakët anën teknike të aparaturave mjeksore në spitalin e Shkodrës. Dy nxënës të shkollës, Arlinda Butja dhe Agron Bajraktari nga e 2b, organizuan një prezantim me ambientet e shkollës.

Foto

Vizita e Gjergj dhe Jona Leqejzës

Më 4 Dhjetor vizituan shkollën me ftesë të Manfred Taginit konsulli austriak Gjergj Leqejza dhe vajza e tij Jona Leqejza. Jona Leqejza tregoi në klasën 2b për qëndrimin e e saj në Austri dhe për studimet e saja të përfunduar rishtazi në Webster University në Vjenë. Gjatë një bisede emocionuese nxënësit folën me Jona Leqejzën rreth studimeve dhe qëndrimeve jashtë vendi dhe në përgjithësi për prespektivat në Shqipëri.

Foto

Me rastin e festave të nëntorit

Me,shkolla“Peter Mahriger“organizoi një shfaqje artistike ,nën drejtimin e mësueses së gjuhës e të letërsisë Z.I.Memçaj dhe mbështetjen e drejtoreshës së shkollës Z.G.Tagini.Morën pjesë nxënës nga të gjitha klasat ku u paraqitën me mjaft seriozitet e profesionalizëm recitime nga shkrimtari shkodran Migjeni,humor nga spektakli“Portokalli“,këngë shqiptare e të huaja nga grupi artistik i vajzave,pantomimë nga nxënësit e 2a e 2b,si dhe surpriza e shfaqjes kërcimi popullor dhe bellydancing nga vajzat e 2a.Tingujt e kitarës i emocionuan më shumë nxënësin duke i shoqëruar me duartrokitje.Suksesi dhe kënaqësia që u dha nxënësve kjo shfaqje,si dhe me dëshirën e vetë nxënësve kjo shfaqje do të përsëritet në ditët e festes së Vitit të Ri.

Foto

Takim ne shkolle me Artan Bushatin dhe Roland Lucin

Foto

Kalimi një donacion rroba në manastir françeskan

Foto

Projekti i 1A dhe 1B

Foto

Dita e projektit te klasave te 9

Foto