Monthly Archives: October 2009

Austria lexon-Takimi Bibliotekë

Me 20.Tetor 2009 u zhvillua në Shkollën Austriake „Peter Mahringer“ një aktivitet kulturor në bashkëpunim me Bibliotekën Austriake. Ky aktivitet u zhvillua me rastin e Javës së Kulturës Austriake“ Austria lexon-Takimi Bibliotekë“, e cila si në vitin 2008 edhe këtë vit paraprinte Festën Kombëtare të Austrisë.

Në mes të të Ftuarve të Nderit mund të përshëndetnim ndër të tjerë Prefektin e Qarkut Shkodër,Maxhid Cungu,Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka dhe Konsullin Austriak të Nderit në Shkodër Gjergj Leqejza. Ambasada Austriake në Tiranë u përfaqësua nga Atasheu Thomas WastianDrejtoresha e Shkollës Gerlinde Tagini, së bashku me Drejtorin e Bibliotekës Austriake në Shkodër, Amir Ballaj hapi aktivitetin, ku ishin të pranishëm rreth 120 të ftuar. Në fjalimet e përfaqësuesve të të dy institucioneve, Shkollës Austriake dhe Bibliotekës Austriake, u theksua rëndësia e iniciativave kulturore në mes të dy vendeve.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i bashkisë Lorenc Luka, vuri theksin në lidhjen e ngushtë të Austrisë meShqipërinë, në veçanti me Shkodrën. Ai theksoi gjithashtu edhe rëndësinë e investimeve austriake në Shkodër, para së gjithash Shkollës Austriake si dhe investimet në furnizimin me ujë të pijshëm në qytet. Shkolla mund të jap një kontribut thelbësorë në shkëmbimin në nivel mendimesh si dhe në pasurimin e ndërsjelltë kulturor. Nga ana e Konsullit Austriak të Nderit në Shkodër Gjergj Leqejza u nënvizua rëndësia e Javës së Kulturës Austriake si dhe interesimi i Konsullatës që në të ardhmen ky aktivitete të jetë akoma më i madh. Pika e parë në program ishte një prezantim i përgatitur nga një grup nxënësish nën drejtimin e Profesor Bernd Herta në lidhje me ekskursionin një javor të shkollës në Vjenë në muajin Maj të vitit të kaluar. Përmes ftesës së Ministrit të Arsimit Austriak, nxënësit e viteve të para të shkollës mund të vizitonin për një javë Vjenën.

Referati vijues nga Gjergj Denelli i referohej protektoratit të kultit të ushtruar nga Austro-Hungaria në Shqipërinë e Veriut. Që nga viti 1845, Monarkia Austro-Hungareze ndërmorri një funksion mbrojtës, veçanërisht për katolikët e Shqipërisë së Veriut.

Manfred Tagini ia kushtoi prezantimin e tij Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri, që nga themelimi i saj në vitin 1966 e deri në ditët tona. Më pas vijoi „Ekspozita me dokumenta arkivorë dhe fotografi mbi lidhjet tradicionale të Austrisë me Shkodrën“.nga Gjergj Denelli. Në rreth 60 fotografi dhe dokumenta arkivorë paraqiten personalitete të famshëm dhe ngjarje të rëndësishme dhe të gjitha vënë theksin në lidhjen e ngushtë midis Shkodrës dhe Austrisë . Bëhej fjalë për fotografi nga fundi i shekullit 19 dhe të gjysmës së parë të shekullit 20, dhe shtrirja e e ekspozitës ishte që nga fotografi të studentëve të rëndësishëm shqiptarë në Austri, konsujt Austro-Hungarezë në Shkodër e deri te botime e ngjarje të rëndësishme kulturore. Espozita do të qëndrojë e hapur në Shkollën Austriake për të gjithë të interesuarit e deri në ditën e Festës Kombëtare të Austrisë më 26. Tetor 2009 Një falenderim i veçantë shkon për Trion muzikore, e drejtuar nga Edmond Denelli, që luajti më së miri 2 pjesë klasike. Në mbyllje ftoi Drejtoresha e shkollës të gjithë të ftuarit në një kokteil. Shkolla Austriake „Peter Mahringer“ nuk vetëkuptohet vetëm si një institucion arsimor me pike kyçe Teknologjinë e Informacionit, por ndjen edhe detyrë të jetë një qendër e shkëmbimit kulturor ndërmjet Austrisë dhe Shqipërisë.Ky aktivitet i suksesshëm përbën një kontribut në këtë shkëmbim kulturor.

Foto

SCHILF

Foto

Fillimi i Kurseve të Gjermanishtes në Koplik

Me 17. 10. 2009 u hap në mënyrë festive nën praninë e Drejtoreshës së Shkollës Austriake Shkodër, Mag Gerlinde Taginikursi i Gjermanishtes në qytetin e Koplikut i organizuar nga Fondacioni Shkollor dhe nga Shkolla Austriake Shkodër.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Shkollës 9-vjeçare “Abdyl Bajraktari” ofrohet për nxënësit e klasës së 8 një kurs i Gjuhës Gjermane me tri orë mësimore në javë. Është hera e parë, që nxënësit në rrethin e Koplikut mund të mësojnë Gjuhën Gjermane. Kursi financohet nga Fondacioni Shkollor Austriak, kurse nga ana e Drejtorisë së shkollës9-vjeçare “Abdyl Bajraktari” në Koplik u vunë në dispozicion klasat.

Koordinator: Manfred Tagini

Drejtuese e Projektit: Brilanda Fishta

Foto

Ftesë: Austria lexon-Takimi Biblioteka

Lexoni në Data të rëndesishme, ju lutem!

Vizita e ministrit te jashtem austriak

Foto

Takim me prinder

Foto

Orari mesimor

Foto