PROJEKTI “ DITËT E TAKIMIT” – Tirana
Nxënësit shqiptarë duan ti tregojnë nxënësve austriakëve sa më shumë nga vendi i tyre i bukur, prandaj ata kanë përgatitur një shëtitje nëpër Krujë dhe Tiranë.
Edhe pse në fillim bie shi, miqtë janë të emocionuar nga pazari dhe muzeu etnologjik. Me të mbërritur në Tiranë shiu pushon dhe nxënësit mund të shohin monumentet me vlerë të kryeqytetit, pa u lagur.
Në mbyllje do të organizohet në mbrëmje një koncert i korit ( në bashkëpunim me shkollën e muzikës Tiranë ) në kishën franciskane në Tiranë.
Realizimin e projektit e mundësuan “ Fondi i Dr. Peter Mahringer” dhe “ Kulturkontakt Austria” . Ju falenderojmë për mbështetjen!
Foto
PROJEKTI “ DITËT E TAKIMIT” – “ Festë së Takimit”
E mërkura ( 29.4.09) është në qendër të “ Festës së Takimit”.
Pas përshëndetjes dhe dorëzimit të dhuratës së miqve ( një paisje ping- pongu), gjatë paradites të gjithë luajnë, kërcejnë, bisedojnë dhe qeshin me njëri-tjetrin.
Foto
PROJEKTI “ DITËT E TAKIMIT” – në Shkolla “ Peter-Mahringer”
Të martën më 28.4.09 nxënësit dhe nxënëset e Gjimnazit Hermagor vizitojnö së bashku me mësuesit dhe shoqëruesit e tyre Shkollën “ Peter-Mahringer”.
Duke patur mbështetjen e multimedias, të dyja palët tregojnë veçoritë e zonës së tyre. Më pas në kuadër të një “Pyetsori rreth Austrisë” , jepet mundësia që të prezantohet vetvetja dhe vendi në të cilin jetojnë. Pas lojës miqve nga Austria i prezantohet qyteti i Shkodrës nga nxënësit dhe nxënëset e klasës së parë.
Foto
PROJEKTI “ DITËT E TAKIMIT” – në teatrin “ Migjeni”
Grupi i vallëzimit i Shkollës Austriake dhe i korit të gjimnazit Hermogor/ Austri entuziasmuan publikun e panumërt të teatrit “ Migjeni” me një eksperiment:
Kërcimtaret dhe kërcimtarët lëvizin sipas muzikës së ndjeshme vokale të performuar nga kori.
Në këtë koncert kori shfaqi larmishmërinë e madhe të reportorit të tij; përveç këngëve tradicionale, këngëve internacionale u performuan edhe dy këngë artistike të kompozitorëve austriak Schubert dhe Haydn. Megjithatë pika kulmore e koncerit u arrit kur drejtuesi i kori, Hans Hubmann, këndon së bashku me korin një këngë shqiptare që ishte studiuar enkas për këtë mbrëmje.
Foto
PROJEKTI “ DITËT E TAKIMIT” – workshop treditor kërcimi
“ Ditët e takimit “ u hapën me një workshop treditor kërcimi.
Kërcimtari dhe koreografi Thomas Hirt, së bashku me 27 nxënës dhe nxënëse të Shkollës Austriake “Peter Mahringer” punoi një pjesë kërcimi prej rreth 10 minutash, e cila u shfaq më 28. 4. 2009 në teatrin “ Migjeni”