Monthly Archives: March 2009

Festa e Shoqatës e Miqësisë Shqipëri- Austri

Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Austri organizoi në bashkëpunim me Shkollën Austriake „Peter Mahringer“ organizoi një festë me rastin e Festës së Mësuesit me 5 Mars në Bibliotekën e Universitetit .

Nxënësve të klasës së nëntë iu dha rasti për të bërë shfaqjen e tyre të parë në publik.

Përralla e Vëllezërve Grimm “ Peshkatari dhe gruaja e tij“ u lexua nga Zonja Herta si pjesë e parë leximi në mësimin e Gjuhës Gjermane dhe më pas lindi ideja që ta vëmë në skenë si pjesë dramatike. Të gjithë implementët e pjesës teatrale u përgatitet dhe u vizatuan nga vetë nxënësit dhe rolet u luajtën me dedikim shumë të madh.

Për pjesën muzikore u kujdesën Zoti Herta bashkë me një kitarrist dhe dy këngëtare Vitit te parë.

Njëri grup i Gjuhës Gjermane nga e 1C krijoi një Fotoroman, të cilin e përgatitën gjatë mësimit të Gjuhës Gjermane dhe të Teknikës së Mediave. Rezulatitin e punës nxënësit e paraqitën për publikun në formën e Prezantimit PowerPoint.

Foto

Dita e Mësuesit 2009

Me datën 7. Mars 2009 u festua dita e mësuesit në Shqipëri

Një ditë, në të cilën nxënësit përgatisin shfaqje për mësuesit e tyre dhe e cila pas mësimit festohet së bashku mes mësuesve.

Nxënës dhe nxënëse të shumtë të shkollës sonë nën drejtimin e Znj.Sidita Bazhdarit dhe Znj.Irma Memçaj përgatitën për ne një program, i cili u prezantua me 6 Mars Bibliotekën e Shkollës.

Pikat e programit:

  • Një përrallë si pjesë teatrale: E prezantuar nga nxënës/e të Klasës 0B.
  • Prezantimi i një Fotoromani: Nxënës/e nga Klasa 1C.
  • Pjesë Breakdance: Nxënës/e të Klasës 0A.
  • Kërcim Vals: Nxënës nga Klasa 0A dhe 0B.
  • Këngë: Rosela Lufi, Edmond Dedvukaj (të dy nga Klasa 1A)
  • Poezi: Brunilda Begu nga Klasa 1B, Ambra Laqja nga Klasa 0B.
  • Kërcim Oriental: Edmirë Shqau, Marsida Smajli (të dyja nga Klasa 1A).
  • Skeçe dhe Humor: Nxënës/e nga nga Klasa 0A.

Programin e kanë prezantuar dy vajza nga shkolla fillore: Iris Bekteshi dhe Ambra Laqja , të dyja nga Klasa 0B.

Ne i falenderojmë nxënëset dhe nxënësit për shfaqjen e këndshme me të cilën na e gjallëruat Festën e Mësuesit.

Foto