Monthly Archives: March 2008

Swing-Orchester nga Admont, Austri

Me kënaqësi të veçantë me datë 4. Mars 2008 në Shkodër mundëm të përshëndesnim nxënësit e Orkestrës Swing të gjimnazit Admont.

Nën drejtimin muzikor dhe pedagogjik të zotit Bernd Rom erdhën 35 muzikantë të rinj për të organizuar dhe gjithashtu për të marrë pjesë vetë nepër koncerte dhe workshope në Shkodër.

Një kënaqësi paraprake të koncertit patëm nga workshopi me gjimnazin muzikor „Prekë Jakova“ – ku si nxënësit, ashtu edhe mësuesit u entuziazmuan nga paraqitja e thjeshtë dhe profesionale. Një koncert për nxënësit në sallën e festave „Mikel Koliqi“ solli më pas duartokitjen e merituar si dhe një propagandë gojore, për të mbushur plot teatrin „Migjeni“ në koncertin e madh të mbrëmjes. Një publik i entuziazmuar nga muzika, nxënës të talentuar, mësues të angazhuar e ngriten këtë koncert në një spektakël madhështor me brohoritje të njëpasnjëshme.

Gjatë një vizite në shkollën tonë miqtë tanë u befasuan nga njohuritë e mira të nxënësve tanë në gjuhën gjermane, të cilëve ky përdorim i parë në praktikë i gjerave të mësuara u jepte në mënyrë të dukshme kënaqësi të madhe. Ja vlejti, të bisedonin rreth dashurisë për muzikën, modën, vendin dhe njerëzit.

Nje prezantim i qytetit dhe disa eskursione në vendet piktoreske përreth Shkodrës e përmbushën më së miri programin.

Falë mbështetjes dhe bashkëpunimit të ambasadës austriake në Tiranë, të konsullit te nderit Leqejza, Raiffeisenbank Shkoder, Drejtuesve te Stiftsgymnasium Admont dhe shume te tjereve ne mund ta realizonim këtë projekt shkollor këtu në Shkoder.

Nje falenderim i veçante vlen të bëhet edhe për të gjithë artistët pjesëmarrës per përgatitjen dhe paraqitjen shembullore të këtij projekti shkollor.

Foto