Monthly Archives: November 2007

Bekimi i sheshit të ndërtimit – kurbani

Në një të premte të akullt dhe me erë, punimet në ndërtesën e re të shkollës mbaruan më herët se zakonisht.

Këshilli i fondacionit, mësues, personeli i shkollës dhe miq u mblodhën për bekimin e sheshit të ndërtimit, i cili sipas traditës shqiptare lidhet me bërjen e një kurbani. Pas kësaj një prift dha bekimin dhe firma e ndërtimit dhuroi për miqtë dhe punëtorët një dash për një darkë të përbashkët që pasoi më pas.

Pasi që Pater Gazmendi, provincial i Franciskanëve nga Shkodra, foli mbi kuptimin e përçimit të vlerave dhe dijes, dha bekimin solemn për të gjithë të pranishmit si dhe për planin e ndërtimit. Pas kësaj dashi u ther nga një punëtor sipas zakonit dhe koka e dashit u betonua në themele. Murimi i simboleve është shumë i hapur dhe ka traditë të gjatë. Më përpara muroseshin njerëz, si për shembull Rozafa, gruaja e një ndërtuesi të kështjellës me të njëjtin emër të Shkodrës, e cila sipas legjendës i jep kalasë me shekuj e deri më sot fortësinë e saj. Sot murosen gurë përkujtimorë dhe dëshmi, ose – si në Shqipëri jo e pazakonshme – koka dashi.

Nëse nga murosja e kokës së dashit sigurohet edhe fortësia e ndërtesës, kësaj pyetje inxhinjerët e ndërtimit nuk mundën t’i përgjigjeshin.

Festa ishte megjithatë mbresëlënëse dhe ushqimi i shijshëm dhe i rehatshëm.

Foto