20 vjetori i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Austri. Dhënia e Titullit për drejtoreshën Gerlinde Tagini

Më 17 janar 2012 u zhvillua në shkollën Austriake „Peter Mahringer“ një aktivitet. Rreth temës „20 vjet Shoqatë e Miqësisë Shqipëri-Austri“, Mahir Hoti, kryetari i shoqatës në vite, böri një prezantim, në të cilin u paraqit historia e Shoqatës së Miqësisë në vite. Mahir Hoti theksoi marrëdhëniet tradicionalisht shumë të ngushta midis Austrisë dhe Shqipërisë, në veçanti të Shkodrës dhe u vlerësuan aktivitetet e larmishme të shoqatës në dy 10-vjeçaret e fundit.

Në bashkëngjitje të këtij prezantimi Gerlinde Tagini, për punën e saj 10-vjeçare në Shqipëri dhe për meritat e saja për ngritjen e Shkollës Austriake, iu dha titulli i anëtares së Nderit të Shoqatës së Miqësisë. Drejtoresha theksoi gjatë fjalës së saj të falenderimit se ky titull nderi për të përfaqëson një detyrim për të punuar më tej në të ardhmen për bashkëpunimim midis Austrisë dhe Shqipërisë si dhe sa të jetë e mundur ajo do ta vendos Shkollën Austriake në shërbim të këtij qëllimi. Drejtoresha Tagini shprehi gjithashtu keqardhjen, që për arsye personale nuk kishte mundësi të ishte e pranishme në aktivitetin e përvjetorit të Shoqatës. Ky aktivitet ishte zhvilluar me 28 Dhjetor 2012 në sallën festive të Universitetit të Shkodrës me praninë e ambasadorit austriak, Florian Raunig. Gjatë këtij aktiviteti, në të cilin ishin shumë nxënëse dhe nxënës të shkollës sonë midis 140 të pranishmëve shkolla u përfaqësua edhe nga nëndrejtoresha Sidita Bazhdari, Brilanda Fishta, Brunilda Biba dhe Marilda Shala.

Në përmbyllje të aktivitetit, Gerlinde Tagini, theksoi dëshirën e drejtorisë së shkollës për një bashkëpunim me Shoqatën e Miqësisë. Marsela Kraja (nga klasa 4b) falenderoi në emër të nxënëseve dhe nxënësve të shkollës për prezantimin interesant dhe shprehi dëshirën që në të ardhmen, ish rektori Mahir Hoti, të vizitojë përsëri shkollën tonë.

Sidita Bazhdari

Foto