Vizitë e klasës 2A në shtëpinë e kafshëve

Më 9 qershor 2015 klasa 2A (grupi x-) vizitoi shtëpinë e kafshëve në lagjen shkodrane „Tepe“. Nën drejtimin e Dea Smakaj dhe Liana Shpani (klasa 3S4), të cilat në kohën e tyre të lirë angazhohen këtu në mënyrë vullnetare, ne mundëm të krijojmë përshtypje nga puna në shtëpinë e kafshëve , në të cilën jetojnë 30 qenë. Kjo iniciativë private, strehon qenë, të cilët merren nga rruga ose dorëzohen këtu nga pronarët e tyre, për t’i ndërmjetësuar më pas në familje që i duan kafshët. Vizita ishte sigurisht për të gjithë një përvojë e këndshme, e cila na dhuroi një ditë të bukur ndryshe nga ditët në shkollë. Si falenderim u dhurua një sasi parash, e cila u mblodh nga grupi, që të përdorej për ushqim apo shpenzime tjera për kafshët.

9.6.2015; Manfred Tagini

DSCN3787

DSCN3794

DSCN3797

DSCN3808

DSCN3812

DSCN3829