„100 vjet marrëdhënie Shqipëri-Austri“

Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë u mbajt me datat 16-19 Tetor në Tiranë konferenca me titull „Marrëdhëniet austriako-shqiptare“ , e cila u organizua nga „Austrian Society in Albania“ (ASA). Në këtë takim ishin të pranishëm shumë personalitete, ndër të tjerë kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli dhe Erhard Busek, ish zv/ kryeministër i Austrisë, president i institutit për rajonin e Danubit dhe Europës Qëndrore dhe president i forumit Alpbach. Në ditën e parë të saj u hap një ekspozitë me vepra të artistëve austriakë. 

Dita e dytë e këtij takimi iu dedikua ekonomisë. Nga pala shqiptare ishin të pranishëm, ndër të tjerë Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, Ministri për Inovacion Genc Pollo, Ministri i Jashtëm Edmond Panariti, zv/Ministri i ekonomisë Eno Bozdo dhe zv/Ministri i financave Nezir Haldedaj dhe Albert Rakipi (Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare), ndërsa nga pala austriake ishin të pranishëm përveç përfaqesuesve të shumtë nga kompanitë austriake në Shqipëri edhe Ambasadori i Republikës Federale të Austrisë në Shqipëri Florian Raunig, Dr. Erhard Busek dhe zv/presidenti i Dhomës së Ekonomisë Austriake Richard Schenz. Në ditën e tretë në fokus të këtij takimi qëndroi zhvillimi i qytetit dhe arkitekturës. Në ditën e katërt në program ishte një simpozium shkencor në Akademinë e Arteve në kudër të „100 vjet marrëdhënie Shqipëri- Austri“. Së bashku me Manfred Tagini referoi dhe një përfaqësues i Shkollës Austriake mbi politikat arsimore të Monarkisë Austro-Hungareze në Shqipëri nga mesi i shek. XIX deri në vitin 1918. Konferenca u hap nga Ministri i Arsimit Tafaj, përveç Ministrit Pollo, ishin të pranishëm edhe shumë historianë.

Prania në këtë konferencë e kaq shumë personaliteteve nga politika, ekonomia dhe shkenca ishte një tregues i marrëdhënieve intensive, miqësore midis Austrisë dhe Shqipërisë.

Foto