Projekt KLASA VIII

Tema :BURIMET E energjisë dhe shfrytezimi i tyre
Tashmë cdo vit në lëndën e fizikës për klasat e teta, mësimet teorike të kapitullit “Shndërrime të energjisë” konkretizohen me viziten e nxënësve në hidrocentral si një burim i rëndësishem i energjisë në vendin tonë. Këtë vit projekti jonë konsistonte në formimin praktik të nxënësve duke i ndarë në grupe me tema të caktuara më parë.
Kliko per te lexuar me shume…

PROJEKT FIZIKE KLASA 8

Në përfundim të vitit shkollor me nxënësit e klasave të teta, u organizua një projekt përmbyllës i lëndës së fizikës. Tema e këtij projekti ishte “Llojet e energjisë dhe shfrytëzimi i saj për qëllime të dobishme” . Nxënësit sollën materiale të ndryshme. Ato kishin krijuar postera me materialet e gjetura për hidrocentralet. Në një hartë të Shqipërisë kishin vendosur të gjithë hidrocentralet të ndërtuar mbi lumin Drin.
Kliko per te lexuar me shume…

Shkolla Austriake në Expo city

Më 20 Maj 2016 shkolla Austriake „ Peter Mahringer“ Shkoder, përfaqësuar nga një grup nxënësish, nga drejtoresha Gerlinde Tagini dhe nga mësuesit Brilanda Fishta, Hajro Plaku dhe Domimik Höbert, u prezatua me anë të një stende në Ekspo City Tirana. Të pranishëm në panair ishin shkolla profesionale, qëndra të formimit profesional , dhjetëra kompani private, të gjitha bashkë për herë të parë në një Panair .
Kliko per te lexuar me shume…

Shkolla Austriake në panairin e arsimit profesional në Shkodër

Më 6 maj 2016 u zhvillua në Shkodër, me iniciativë të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë panairi i shkollave profesionale në Shqipërinë së Veriut. Me dhjetëra shkolla dhe institucione profesionale shfrytëzuan mundësinë për të prezantuar veten në stendat e organizuara në pedonalen e qytetit.
Kliko per te lexuar me shume…

Pёrfundimi me sukses i kurseve tё gjuhёs gjermane nё Mjedё dhe Vau i Dejёs

Tё premten, mё 20.05.2016 pёrfunduam me sukses kurset e gjuhёs gjermane nё Mjedё dhe Vau i Dejёs: kurse tё cilat pёrfshihen nё projektin e financuar nga Ministria e Arsimit dhe Grave tё Austrisё. Nё prani tё drejtorёve tё shkollave pёrkatёse, se bashku me mёsuesen e gjuhёs gjermane Rita Vuksani, drejtuesen e projektit Mikela Lekaj dhe koordinatorin e gjermanishtes nё shkollёn Austriake, Markus Offner, nxёnesit morёn çertifikatat pёrkatёse.
Kliko per te lexuar me shume…

Konkursi: „Të lexojmë bukur tekste në gjuhën gjermane“

Më 18 maj 2016 u zhvillua për herë të parë të parë një konkurs i shkollës austriake „Peter Mahringer“ në bashkëpunim me gjimnazin gjuhësor „ Shejnaze Juka“. Patëm nderin që në shkollë tonë të përshëndesim nxënësit e kësaj shkollë të shoqëruar nga drejtori dhe mësues/e të gjuhës gjermane. Pas një prezantimi të ambjenteve të shkollës sonë, filloi konkursi. Të gjithë pjesëmarrësit dhanë më të mirën nga vetja.
Kliko per te lexuar me shume…

Dita e Luleve

Tashmё ёshtё bёrё traditё qё qyteti i Shkodrёs mё 6 maj tё festojё Ditёn e Luleve. Nё kёtё ditё marrin pjesё edhe nxёnёsit e shkollave 9-vjeçare tё qytetit tё Shkodrёs. Kёtё vit morёn pjesё nxёnёsit e klasёs sё 8b nёn kujdesin e mёsueses kujdestare Mikela Lekaj dhe mёsueses sё Gjuhёs dhe Letёrsisё Brunilda Kapcari.
Kliko per te lexuar me shume…

Përfundimi me sukses i kursit të gjuhës gjermane në Koplik

Kursi i gjuhës gjermane i cili zhvillohet në kuadër të projektit „Gjuha gjermane në Shqipërinë e Veriut“ në shkollën 9-vjeçare „Abdyl Bajraktari“ përfundoi të dielen më 8 maj. Unë, si, drejtoreshë e shkollës austriake pata kënaqësinë, që në praninë e mësuesit të gjuhës gjermane, Skender Curraj, të drejtueses së projektit Mikela Lekaj, të drejtuesit të mëparshëm të projektit Prof. Manfred Tagini dhe të koordinatorit të gjuhës gjermane, t’ua shpërndaja të gjithë nxënësve çertifikatat e pjesëmarrjes në kurs, çka i gëzoi shumë. Kliko per te lexuar me shume…

Vlerat themelore të Bashkimit Europian

Më 26.4.2016 vizituan shkollën z. Frank Hantke, drejtues i Fondacionit „Friedrich Ebert“ në Shqipëri dhe bashkëpunëtorë tjerë të fondacionit si dhe znj. Zemaida Mozali nga “House of Europe”. Zoti Hantke mbajti një referat para nxënësve të klasave të 4-ta për projektin e paqes në BE, për demokracinë dhe sjelljen demokratike. Kliko per te lexuar me shume…

Prezantimi i Institutit Kanadez të Teknologjisë

Më 29.4.2016 vizituan shkollën tonë Prof. Dr. Petraq Papajorgji, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë, Prof. Ass. Aleksander Biberaj, Dekan i Fakultetit të Biznesit , dhe Dr. Prof. Arjan Kadareja, Shef i Departamentit të Biznesit të „Canadian Institute of Technology“ në Tiranë së bashku me Konsullin e Nderit të Austrisë Gjergj Leqejza. Kliko per te lexuar me shume…